E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koci: Opozita, bllok kunder kryeministrit

Kryetari i PS 91 Petro Koci u shperndau dje grupeve te opozites nje projekt-vendim per rrezimin e qeverise para zgjedhjeve te 2009-es. Te shqetesuar per cenimin e pavaresise se institucioneve, sulmin ndaj organeve te drejtesise apo krizen e rende te kapjes se shtetit, Partia PS 91 kerkon nga grupet parlamentare te opozites bashkepunim kunder Berishes. Ne projektvendim kerkohet nisja e nje aksioni politik per te rrezuar nga pushteti sa me pare Berishen. Po keshtu, sugjerohet nderprerja e cdo bashkepunimi me qeverine e kryeministrit per reforma, ndryshimin e kushtetutes apo Kodin Zgjedhor. Per projekt-vendim sugjerohet dhe mbeshtetja e cdo proteste qytetare kunder kapjes se shtetit dhe cenimit te pavaresise politike. Ne propozimin qe u behet grupeve parlamentare te opozites, kerkohet dhe projektimi i nje bashkepunimi i te gjitha forcave opozitare per te fituar zgjedhjet 2009.

Propozimi i kreut te PS '91

Te ndermarrim aksionin politik te largimit te qeverise Berisha para zgjedhjeve te 2009- es.

Te nderpresim cdo bashkepunim me qeverine e kapur te kryeministrit Sali Berisha, deri ne formimin e nje qeverie me kryeminister te ri.

Te nderpresim cdo bashkepunim parlamentar per ndryshime kushtetuese deri ne krijimin e qeverise se re.

Te nderpritet bashkepunimi PD-PS per Kodin Zgjedhor deri ne doreheqjen e kryeministrit Berisha.

Te mbeshtesim cdo proteste qytetare kunder kapjes se shtetit dhe cenimit te pavaresise politike te sistemit te drejtesise.

Te projektojme bashkepunimin e forcave politike opozitare per te fituar zgjedhjet parlamentare 2009.

Duckallari-PDS

Partia Demokracia Sociale kerkon doreheqjen e kryeministrit Berisha dhe dorezimin e tij perpara drejtesise per shkak te abuzimit me pushtetin dhe korrupsionit masiv te qeverise qe ai drejton. Sekretari politik i kesaj partie, Artur Duckallari denoi dje ne emer te partise sjelljen primitive te kreu te qeverise ne seancen plenare te se henes, duke bere presion ndaj prokurorise. "PDS bashkohet me shqetesimin e shprehur nga ambasada amerikane ne Tirane dhe vlereson se pavaresia e organit te akuzes, ashtu si ajo e gjykatave, eshte e shenjte dhe duhet respektuar ne cdo rast", u shpreh Duckallari. Sipas tij, Shqiperia sot ka nje kryeminister qe akuzohet per lidhje me biznesmene me aktivitete te dyshimta, te cilet vetem pse jane miqte e tij fitojne miliona euro brenda pak muajve.

Stani-PDK

Partia Demokristiane ka shprehur shqetesimin per thellimin e konfliktit ndermjet institucioneve kushtetuese. Sekretari politik i kesaj partie, Lazer Stani, u shpreh se, ''PDK nepermjet grupit te saj parlamentar, ne respekt te Kushtetutes se vendit, do t'i jape gjithe mbeshtetjen e saj Pushtetit Gjyqesor dhe ne vecanti, Prokurorise se Pergjithshme, ne kryerjen e misionit te saj kushtetues. PDK, e inkurajon ate te vazhdoje ne perputhje me ligjin, zbardhjen e ngjarjeve te renda dhe dosjeve qe kane krijuar shqetesim ne opinionin tone publik". Me tej, ai theksoi se, ''PDK vlereson dhe mbeshtet plotesisht mesazhin e qarte te SHBA, aleatit dhe partnerit tone kryesor dhe beson se qeveria do te reflektoje ndaj keshillave dhe sugjerimeve miqesore qe vijne nga ky vend mik"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›