Rama: Berisha, terhiqu pa humbur kohe nga presioni
TIRANE - Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, i beri dje thirrje kryeministrit Sali Berisha te terhiqet pa humbur kohe. Ne nje reagim, ne mbeshtetje te deklarates se Bashkimit Evropian qe i sugjeroi qeverise te respektoje ligjin e mos ushtroje presion mbi njerezit, Rama kerkoi terheqjen e Berishes nga pushteti. "Une i bej nje thirrje te forte kryeministrit te vendit, qe te terhiqet pa humbur kohe dhe te mos levize jashte kufijve te detyrimeve te tij kushtetuese dhe ligjore, por te respektoje kete shqetesim te madh te SHBA-se, BE-se, qytetareve e qytetareve te ketij vendi", theksoi kreu socialist. Minimalisht sipas Rames, Berisha duhet te mbylle gojen ne raport me probleme e procese qe nuk kane te bejne me detyrat e tij kushtetuese e ligjore dhe maksimalisht ta hape gojen para prokuroreve dhe te tregoje ato qe di. "Berisha duhet te flase lidhur me gjithcka qe sot eshte kthyer ne shqetesim publik, si rrjedhoje e tragjedive qe kane ndodhur, e grabitjeve qe duhen zbardhur dhe e ketyre historive te pastrimit te parase, te uzurpimit te pronave, te adresimit te interesave personale ne dem te interesave publike", theksoi Rama. Kreu i selise roze theksoi se thirrja e forte e Bashkimit Evropian, eshte nje tjeter kambane qe bie per Sali Berishen dhe nje tjeter alarm per te gjithe qytetaret e qytetaret e ketij vendi, qe duhet te jene ne front per te zmbrapsur dallgen e ngritur te presionit qeveritar ndaj njerezve te ligjit. Rama u shpreh se thirrja e forte e Bashkimit Evropian sot eshte nje tjeter shprehje e faktit qe Sali Berisha per shkak te interesave ekskluzivisht personale e klanore, te lidhura me boten e perfitimeve te paligjshme, ka futur qeverine e vendit, mazhorancen parlamentare te vendit, ne nje konflikt privat me Prokurorine e Republikes.
"Ne vend qe te ecnim perpara me reformen ne drejtesi, si nje rruge e pashmangshme ne procesin e integrimit te vendit ne Bashkimin Evropian dhe NATO, gjendemi ne barrikaden per te zmbrapsur nje fuqi qe po del perdite e me shume, nga binaret e vetekontrollit, se nga binaret e kushtetutes dhe ligjit u be kohe qe ka dale dhe qe kercenon ne menyre shume te hapur dhe te rrezikshme, integritetin e Prokurorise se Republikes dhe sistemit te drejtesise ne vend", akuzoi Rama. Kjo situate sipas tij eshte krijuar vetem per shkak te interesave private dhe ne funksion te nje konflikti privat. "Ne po shohim nje nder shfaqjet me te turpshme qe ka dhene qysh ne krye te heres kjo shumice qeverisese, qe eshte kthyer ne zyre avokatie e nje sekseri serb, i cili ka kthyer kryeministrin e vendit ne nje sekser per aferat e tij, se bashku me klanin Berisha", theksoi ai. Rozeta Rapushi