Eksplozion frutash dhe lulesh, joshja verore, aromat e freskëta të stinës së nxehtë
Asgjë nuk mund të na emocionojë më shumë sesa një parfum. Asgjë nuk mund të jetë më e vlefshme sesa një aromë e lehtë vere e cila njihet si kod i joshjes dhe sensualitetit. Çdo krijim i ri, çdo substancë i përket një familjeje me karakteristika të qarta ku përmenden aromat e luleve, frutave, agrumeve apo edhe aromat e lehta orientale, flagrancat verore dhe diellore të cilat e bëjnë lëkurën të ndihet më brishtë se kurrë. Pushimet po afrojnë dhe stina e re kërkon aroma të freskëta që të kujtojnë detin apo natyrën e pastër. Të freskëta, gjallëruese, të ngjyrosura... Flagrancat e reja janë si stina që përfaqësojnë: vera! Lëreni veten të përfshiheni nga versionet e gëzueshme verore dhe parfumet tuaja të preferuara.
Freski tunduese, Miss Dior Chérie L’Eau
Për Francios Demaci, krijuesi i parfumit Dior, Miss Dior Chérie L’Eau është sinonim i femrës të guximshme dhe plot jetë. Stili i saj është i thjeshtë por në të njëjtën kohë trendi. Miss Dior Chérie L’Eau shpreh gjithë personalitetin: e fresktët, shkumuese, e gjallë dhe delikate. Kjo është një aromë që mbetet gjatë në lëkurë falë esencës së gardenias dhe drurit të thatë, që ëmbëlsojnë efektin që sjell karameli dhe kanella, të përdoruara edhe më herët në Miss Dior Chérie. Pse të zgjidhni këtë parfum?
L’Eau prezanton shpirtin e gjallë të Miss Dior Chérie, por në një version më të lehtë dhe veror. Çmimi i Miss Dior Chérie L’Eau është 57,42 euro - 50 ml.
Uji i verës, Issey Miyake
Çdo vit, Issey Miyake risjell ujërat e verës për të shpalosur një univers të harmonishëm dhe poetik, ku ngjyra merr vendin që i takon. Për variantin 2009, uji i verës evokon kopështin e me lule shumëngjyrëshe të realizuar nga Filip Galouiç. Në përbërjen e parfumit janë përzier petalet e luleve me frutat plot lëng, të shoqëruara nga uji i trëndafilit që “martohet” me dardhën, lulegjakun dhe karafilin, për ta bërë këtë aromë një nga më të veçantat. Pse ta zgjidhni këtë parfum? Sepse është parfumi që kërkon vetë stina, është veror dhe i mrekullueshëm, i mbyllur në një flakon të stilizuar: flagranca ideale për t’u ndier tonike dhe joshëse në të njëjtën kohë.
Kokteil diellor, Ocean Lounge Escada
Ashtu si çdo verë edhe këtë vit Escada ka prezantuar një parfum me numër të limituar. E veçanta e këtij parfumi është aroma e detit dhe quhet Ocean Lounge, një aromë e freksët verore e mbushur me energji. Në Ocean Lounge bashkohen mirë aromat e frutave me aromën e luleve, për të krijuar një parfum modern, veror dhe të sofistikuar. Pse ta zgjidhni? Për atmosferen në të cilën të çon kjo flagrancë ekzotike luksi: një paradite e gëzueshme në plazh, të kaluar duke shijuar një kokteil, por gjithmonë në shoqërinë e njerëzve më të dashur. Eau de toilette Ocean Lounge, Escada kushton 50 euro - 50 ml.
Elegancë moderne, Burberry The Beat
Cila është risia e Burberry në linjën The Beat? Bëhet fjalë për një parfum që simbolizon rininë, freskinë, elegancën dhe e gjithë kjo brenda një flakoni ku ndërthuren bukur e bardha me të kuqen.
Beat Eau de Toilett, është një flagrancë e gjelbër, e lulëzuar dhe plot fruta. Notat e gjalla të mandarinës shprehin vetëm energji. Lulet e mollës përzihen ëmbël me irisin dhe aromën orientale duke e bërë këtë parfum të parezistueshëm. Pse të zgjidhni The Beat? Ashtu si edhe Agnes Deyn (modelja që mishëron The Beat), kjo flagrancë është moderne, e re dhe dinamike. Kush dëshiron ta provojë? Burberry The Beat kushton 49 euro - 50 ml.
Eksplozion frutash, Amor Amor Sunrise Cacharel
Cacharel feston ardhjen e stinës së bukur me një parfum vërtet origjinal: Amor Amor Sunrise. Në program? Një eksplozion freskie dhe frutash! Freskia e grejpfrutit bashkohet me ëmbësinë e manaferrës, pa harruar esencën e ananasit dhe natyrisht aromën e trëndafilit, lulen e Amor Amor. Pse të zgjedhim Amor Amor Sunrise Cacharel? Për freskinë dhe për kokteilin e frutave që transmetojnë energji për gjithë ditën. Ky parfum kushton rreth 28 euro.
Aromat e reja për meshkuj
Tashmë jo vetëm parfumet e femrave, por edhe të meshkujve kanë rekomandimet e tyre. Të përzgjedhurit? Yjet e botës së kinemasë, sportit dhe muzikës, drejtohen gjithnjë e më shumë drejt fragrancave të reja, përzirjeve sa burrërore aq edhe të brishta. Ja cilët janë parfumet mashkullore, joshëse dhe moderne ashtu si edhe dëshmuesit e tyre.
Yves Saint Laurent, aromë lulesh dhe drurësh
Kush është gati për një aromë franceze, të pastër dhe karizmatike, mjafton të kërkojë Yves Saint Laurent. Bëhet fjalë për një parfum mashkullor dhe bashkëkohor ku përzihen në mënyrë perfekte druri i sandalit, qitros, xhenxhefilit kinez dhe gjetheve të violës. Kjo përzierje sensualiteti lulesh bashkohet në mënyrë harmonike me karakterin e fortë mashkullor duke prezantuar një mashkull të pavarur dhe të vetëdijshëm për aftësitë e tij joshëse. Eau de Toilette L’Homme d Yves Saint Laurent, 60 ml kushton 50,70 euro.
Hermes: Eau de Pamplemousse Rose, Eau de Gentiane Blanche e Eau d´Orange Vert
Në parfumeritë të cilësore gjithkush mund të gjejë flagrancat e reja të Hermes: Eau de Pamplemousse Rose, Eau de Gentiane Blanche e Eau d´Orange Vert, tre parfume franceze që meritojnë vëmendje dhe shqisat në veprim. Hermés Eau de Pamplemousse Rose është një parfum shkumues, ideal për stinën e bukur me bazë rrushin, portokallin, vetiverin dhe nota të zbehta të grejpfrutit. L'Hermés Eau de Gentiane Blanche në përbërjen e tij ka sanëz, iris për një flagrancë të freskët dhe përfshirëse. Për të përfunduar triologjinë e Hermes propozohet Eau d´Orange Verte me aromë mandarine, portokalli dhe limoni.
Jean Paul Gaultier Ma Dame dhe Classique e Le Male
Për gjithë verën 2009 Ma Dame, Classique e Le Male do të jetë i preferuar për shumë meshkuj në sajë të freskisë dhe parajsës së krijuar nga Jean Paul Gaultier. I frymëzuar nga koleksioni i vitit të kaluar “Les Pirates” flakonët e Ma Dame dhe Classique e Le Male na bindin se ekziston vërtet Kopshti i Edenit ku përzihen fauna e pasur dhe flora. Papagallë shumëngjyrësh, zogj parajse dhe imazhe të ngjyrosura janë shpirti i koleksionit veror për të ndiçuar dhe freskuar stinën me diell
13 Qershor 2009