Kroati në versionin “kumarxhi”
“Jeta është si puna e futbollit, ka rezultate të mira e të këqija”
Ju mbërritët në Shqipëri, kur shtypi shqiptar ishte i furnizuar nga media kroate me historitë personale të jetës suaj, rreth kumarit. Cili është komenti juaj?
Në fakt, e dija këtë. Disa miq më kishin informuar për atë ishte shkruar në Shqipëri. Gjithkush mund të ketë histori të mira apo të këqija. Kjo është pjesë e jetës, ashtu si në futboll ka rezultate pozitive apo negative. Kam shumë histori të bukura në jetën time. Kam një familje të bukur. Edukimi im është gjithashtu i mirë, pasi përfundova fakultetin e Drejtësisë. Kam një komunikim të shkëlqyer me shumë njerëz. Por, për gazetat ishte interesante vetëm një histori. Isha unë që kam folur për mediat kroate për veten time. Gjithsesi është një histori që i përket gjashtë viteve më parë. Jam i vetëdijshëm për ato gabime që kam bërë në jetë, e di se çfarë ka qenë e gabuar, si për shembulli me bastet e kumarit. Por, njoh njerëz që marrin drogë, janë alkoolistë të mbaruar. Unë mund të them se kam humbur para, por ka disa që kanë humbur familje. Atëherë kush është humbësi më i madh. Jam shumë profesionist në punë, mund të kem bërë hapa të gabuar në jetën private, por kurrë në atë profesionale.
Sa të rëndësishme ishin paratë në vendimin tuaj për të pranuar stolin e Shqipërisë?
Dua të jem i hapur. Nuk kanë qenë ato faktori vendimtar, pasi jam një tip që preferoj më shumë pozicionin e punës që kryej. Natyrshëm, që dhe ata kanë pasur një rol, pasi bëhet fjalë që duhet të konvertohet në para, por jo me karakter thelbësor. Kur isha në kontakt me Federatën Shqiptare të Futbollit, isha dhe në kontakte me një klub tjetër, për më shumë para. Por, vendi i trajnerit të Kombëtares është një tjetër piacë.
Duke qenë se një nga kushtet e kontratës kishte të bënte me një qënrim të gjatë tuajin në Shqipëri, sa vendosi gruaja juaj në pranimin e punës si trajner, a pati ajo ndonjë rol kyç?
Gruaja ime ka luajtur një rol të dorës së parë në pranimin tim për të marrë drejtimin e Shqipërisë. Ajo më mbështet gjithmonë. Ajo e di mirë, se cila është mirë për mua dhe cila jo.
A ka ajo ndonjë informacion për Shqipërinë apo Tiranën?
Shikoni, gratë mbeten gjithmonë të njëjta, kudo në botë. Ndërkohë që unë kisha pranuar parimisht punën, ajo mblidhte informacione në internet për Shqipërinë. Tani ajo përkthen lajme me ndihmën e internetit, ku flitet për mua apo për futbollin shqiptar, dhe m’i thotë vazhdimisht ne telefon apo m’i dërgon me e-mail. Tani vetëm Shqipëria është në mendjen e saj. Ka dëshirë të jetoj këtu dhe më thotë do të vizitojmë muze, restorante, do të udhëtojmë në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Ajo është një grua e mrekullueshme dhe një koleksionuese e madhe, fotosh apo objekte tipike lokale.
Gjatë karrierës suaj si trajner keni bredhur botën. Cilat janë përshtypjet tuaja?
Ruanda mbetet një vend i veçantë, për nga ato që pashë. Mbetet një eksperiencë speciale për mua. Punonin për 1 dollarë në ditë të zhytur në ujë. Kjo më krijonte një emocion e mendimeve të veçantë. I tillë jam si njeri. Ruanda kishte një natyrë të bukur, ndërsa Japonia ishte e tëra beton. Thashë një ditë me vete, ma kanë bërë zemrën si asfalt. Kam qenë në Japoni, Australi, Afrikë, mund të shkoja në Florida tri muaj më parë, tani jam në Shqipëri dhe më të vërtetë ndihem si në shtëpinë time.
Idetë e kroatit
Ekulibër përvojash
“...Duhet të kuptoni se trajneri kërkon të gjejë një balancë midis lojtarëve më me përvojë, të luajë mirë të bëjë të lumtur tifozët, por gjithashtu t’u krijojë edhe mundësinë lojtarëve të rinj premtues. Unë jam një trajner që u besoj lojtarëve të rinj”
Profil ofensiv
“...Qëllimi ynë është të krijojmë një profil ofensiv. Për këtë jam duke punuar në lidhje me sistemin e lojës, që duhet të aplikojmë. Besoj se jemi duke ndërtuar taktikën e duhur, një organizim të mirë të lojës e të forcoj përqendrimin e lojtarëve”
“Bariçi foli mirë për mua në Kroaci”
Oto Bariç ishte i ftuari personal i Federatës Shqiptare të Futbollit, pikërisht në debutimin tuaj kundër Portugalisë. Ju u takuat me të. Çfarë biseduat?
U takuam dhe folëm hapur me njëri-tjetrin. Ai më dha disa këshilla të mira. Ishte një bisedë e frytshme midis dy miqsh, që janë nga i njëjti vend, Kroacia, dhe ndajnë një eksperiencë pune që lidhet me të njëjtin vend, Shqipërinë. I mora realisht në konsideratë.
Bariç përbën një opinion të fortë në Shqipëri
Edhe në median kroate Bariç kishte folur shumë mirë. “Ishte një ndeshje e mirë. Shqipëria ishte e pafat në humbjen e saj. E vuri nën presion gjatë 90 minutave Portugalinë e ata fituan me një gol fati në minutën e fundit për shkak të një gabimi”. Bëri një prezantim të bukur në Kroaci të punës sime. Kjo është shumë bukur nga ana e tij.
Cili është gjykimi juaj rreth Otos?
Unë kam një lidhje speciale me Bariç në emërimin si trajner i Shqipërisë. Ai më sugjeroi. Ai i tha presidentit të Federatës (Duka) ‘Merr Kuzhen’. Por, më parë nuk kam pasur ndonjë kontakt të afërt me Bariçin. Mund të kisha folur me Oton maksimumi 2-3 herë në jetën time. Ne e respektonim njëri-tjetrin si trajnerë. Nuk kemi qenë kurrë konkurrentë me njëri-tjetrin. Bariç është shprehur shumë korrekt nëpër media për mua, por në jetën private nuk kemi qenë kurrë shumë të afërt me njëri-tjetrin. Unë e pëlqeja atë, pasi Bariç punonte shumë fort si trajner, kudo që ka qenë. I pëlqej njerëzit që shpenzojnë gjithë jetën e tyre në futboll, dhe jo trajnerë që punojnë 1-2 vjet, bëjnë pushim 2 vite të tjera dhe i rikthehen sërish trajningut. Preferoj gjithmonë trajnerët që jetojnë me futbollin.
Kroacia ka nxjerrë disa emra të respektuar trajnerësh. Kush është më i madhi sipas jush?
Miroslav Blazeviç është një njeri i madh e trajner i mirë, por trajnerin që unë e konsideroj si më të madhin në Kroaci, është Dzelma Markoviç, i cili vdiq vetëm tre vjet më parë. E kam takuar shpesh, kam përfituar nga eksperienca e tij. Ishte njeri që lexonte shumë.
Biliç e çoi Kroacinë në Euro 2008, një sukses i madh apo jo për një trajner të ri?
E njoh nga afër Slaven Biliçin. është një trajner simpatik. Një djalë më të vërtetë i zoti, i shkëlqyer dhe i guximshëm. Ai ka sjellë një atmosferë të mirë në ekip, por kjo nuk mjafton në futboll. Nuk është e mjaftueshme, kjo vlen vetëm për një apo dy muaj, më pas vlen futbolli i luajtur. Rezultati. Unë e di këtë. Kam 27 vjet punë si trajner. Personalisht jam ndjerë i vlerësuar prej tij kur ka thënë tre vjet më parë: “Kur flet Kuzhe për futbollin, ne duhet të qëndrojmë gatitu”.
Nga Dosena ...te Kuzhe
Kroati Josip Kuzhe ishte trajneri i dytë kroat dhe pesti i huaj i Shqipërisë që drejton Kombëtaren shqiptare në harkun e shtatë viteve. I pari ishte italiani Dosena (korrik-teror 2002), më pas erdhi gjermani Hans Peter Brigel (nëntor 2002-qershor 2005), kroati Oto Bariç (korrik 2005-nëntor 2007), holandezi (janar 2008-prill 2009).
DEBUTIMET
E TRAJNERËVE
TË HUAJ
Dosena
SHQIPËRI-ZVICËR 1-1
Trajneri italian Xhuzepe Dosena e nisi me një barazim 1-1 me Zvicrën në Tiranë, takim i vlefshëm për eliminatoret e Kampionatit Europian 2004.
Brigel
SHQIPËRI-RUSI 3-1
Trajneri gjerman Hans-Peter Brigel e nisi aventurën e me një fitore të bujshme kundër Rusisë (3-1), të zhvilluar në “Loro Boriçi”. Takimi ishte për Euro 2004.
Bariç
BJELLORUSI-SHQIPËRI 2-2
Trajneri kroat Oto Bariç është i vetmi që takimin e parë zyrtar e ka luajtur jashtë Shqipërisë. Kuqezinjtë barazuan 2-2 me Bjellorusinë në Minsk.
Han
SHQIPËRI-SUEDI 0-0
Trajneri holandez Ari Han e nisi me një test të madh drejtimin e Shqipërisë. Përfaqësuesja jonë barazoi 0-0 në “Qemal Stafa” përballë Suedisë.
Kuzhe
SHQIPËRI-PORTUGALI 1-2
Trajneri kroat Josip Kuzhe nisi “jetën e tij shqiptare” me një ndeshje shumë të vështirë. Kuqezinjtë tanë u mundën 1-2 nga Portugalia e Ronaldos.
“Kroatizimi” i Shqipërisë
Shkolla kroate e futbollit është ndër më të njohurat në Ballkan dhe ajo është më e përfaqësuara në Shqipëri: dy trajnerë në nivelin e përfaqësueses, Oto Bariç e Josip Kuzhe, si dhe pesë teknikë në nivelin e klubeve: Luka Bonaçiç, Ivan Kataliniç, Zlatko Daliç (të tre te Dinamo), Slavko Kovaçiç (Flamurtari) dhe
Blaz Slishkoviç (Tirana). Historia e trajningut kroat në Shqipëri është e dhimbshme, pavarësisht se formimi i tyre ka qenë ndër më të profesionalët që kanë drejtuar në Shqipëri. Në sezonin e kaluar pesë ekipe kishin të paktën nga një lojtar kroat. Dinamo e Flamurtari (kanë pjesën më të madhe), por gjurmët e futbollistëve nga atdheu i Bariçit e Kuzhes, janë dhe Vllaznia e Tirana. Kapiteni i Flamurtarit, kroati Branko Paniç, përpara finales së Kupës së Shqipërisë, Tirana-Flamurtari (6 maj 2009, 1-2) kishte një ëndërr: të bëhej i pari kapiten i huaj që fitonte Kupën e Shqipërisë dhe ia arriti atë.
TRAJNERË
KOMBËTARJA
Oto Bariç
Josip Kuzhe
KLUBET
DINAMO
Luka Bonaçiç
Ivan Kataliniç
Zlatko Daliç
FLAMURTARI
Slavko Kovaçiç
TIRANA
Blaz Slishkoviç
Djali i një muzikanti
“Familja ime kishte në traditë diçka krejt të largët me futbollin. Im atë, Sllavko, ishte një mjeshtër muzike, ai nuk e pëlqente futbollin e nuk dëshironte që unë të bëhesha futbollist.
Nga ana tjetër, unë i ndiqja ndeshjet dhe isha me të vërtetë i mahnitur pas futbollit”.
Studimet si për jurist
“Jurisprudenca ishte dashuria ime. Pas diplomimit mund të isha një jurist shumë i mirë, por mendoja se futbolli ishte e gjithë jeta ime. Kur përfundova karrierën time si futbollist vendosa të mos punoja si avokat, por t’i përkushtohesha karrierës së trajnerit”
10 mijë euro në muaj
Trajneri i ri i Shqipërisë, Josip Kuzhe, do të fitojë 10 mijë euro në muaj (plus pagesat për bileta udhëtimi, akomodimi,etj). Kuzhe, i cili fitoi garën me Ilija Lonçarevicin e Peter Pakult, ka drejtuar gjatë karrierës së tij 12 skuadra.
Karriera si trajner
1982–1984 Sydney Croatia
1985–1986 BSK Slavonski Brod
1988–1989 Borac Banja Luka
1989–1990 Dinamo Zagreb
1991–1992 Rot-Vajs Erfurt
1992–1994 Mainz 05
1996–1997 Gamba Osaka
1998–1999 NK Zagreb
2000 Chemnitzer FC
2003–2005 Inter Zapresiç
2005–2006 Dinamo Zagreb
2007 Ruanda
2008 JEF United Tokyo
Nga 15 maj 2009 Shqipëria
13 Qershor 2009