iMiEV, automjeti elektrik nga Mitsubishi
Mitsubishi në Japoni ka filluar prodhimin e automjetit elektrik të bazuar në modelin e tyre të automjetit kompakt për qytet iMiEV. Prodhuesi japonez deri në fund të vitit planifikon të prodhojë 2.000 njësi të iMiEV, ndërsa në vitin e ardhshëm nga fabrikat e saj do të prodhohen edhe 5.000 njësi të tjera të planifikuara. Pritet që deri në fund të vitit, njësitë e para të tyre të përfundojnë në duart e personave fizikë. Çmimi i një iMiEV në Japoni do të kushtojë rreth 32.000 euro, por me subvencionimet e shtetit për automjetet ekologjike çmimi final mendohet se do të jetë afërsisht 22.000 euro. IMiEV futet në lëvizje nga motori me fuqi prej 63 kuaj fuqi, i cili energjinë e thith nga paketa e baterisë litium jon dhe me një mbushje mund të kalojë deri në 160 kilometra, me shpejtësi mesatare prej 90 km/h. Shpejtësia maksimale që arrin automjeti është 130 km/h.
Golf 30 për qind më i lehtë, me çmim të ulët
Pasi Audi bëri të ditura planet për ofrimin e modeleve S4 e S5 me peshë dukshëm më të vogël, rradha është e Volkswagenit të marrë masat për lehtësimin e peshës së automjeteve. Golfi do të ketë fatin të jetë i pari. Projekti i ndërtimit të Golfit me peshë të zvogëluar është pjesë e një projekti më të madh, të cilin e financon Bashkimi Europian dhe marrin pjesë disa prodhues të automjeteve siç janë: Renault, Volvo, Opel e Daimler. Versionet më të lehta të automjeteve do të mbajnë performancat e tyre, por më ndihmën e motorëve më të vegjël dhe më efikasë do të jenë të drejtuar nga mbrojtja e mjedisit. Komisioni Europian dëshiron që prodhuesit të përdorin çelikun, vetëm aty ku përdorimi i tij është i pazëvendësueshëm, por edhe materialet ultra të lehta si alumini e magnezi, aty ku mund të kursehen paratë. Qëllimi i këtij projekti është zvogëlimi i peshës së automjeteve deri në 30 për qind si dhe një çmim të cilin nuk do të mund ta refuzojë dot askush. Versioni i Volksëagenit e Golfit është fituar me kombinimin e tri koncepteve të veçanta.
13 Qershor 2009