Eksploziv në banesën e kryetarit të komunës Dajt, nuk ka të lënduar
Share
Një sasi eksplozivi ka shpërthyer sot në orët e para të mëngjesi në banesën e Kujtim Qefalisë, kryetar i komunës Dajt. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale. Policia bën me dije se eksplozivi ishte vendosur në derën e banesës së Qefalisë. Ende nuk ka detaje të tjera për motivet e kësaj ngjarje.