KLD pranon dorëheqjen e Spahiut. Halimi: Duhej ta shkarkonim ne
Share
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka pranuar mes debatesh të shumta dorëheqjen e Kreshnik Spahiu. Në mbledhjen që ka zgjatur për më shumë se 5 orë, ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka kërkuar që dorëheqja e Spahiut të mos pranohet.
Halimi është shprehur se Spahiu duhet të shkarkohet nga Kuvendi dhe jo të dorëhiqet. Kjo kërkesë e Halimit është hedhur në votë dhe është rrëzuar.
Tashmë i hapet rruga zgjedhjes së zëvendës kryetarit të ri të KLD-së, ndërkohë që mazhoranca, duke qenë se nuk arriti dot ta shkarkojë, ka thënë se do e ndjekë penalisht Kreshnik Spahiun.