E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksplozivi ndaj Azotikut, ne pranga tregtari i skrapit

Fier- Autori i vendosjes se eksplozivit ne pusetat e kabllove elektrik te Uzines se Azotikut ne Fier eshte nje tregtar skrapi. Ngjarja qe per fat te mire nuk solli shperthimin e sferave me mbi nje mije tone gaz te lengshem e acid nitrik, diten e djeshme shenoi edhe nje te arrestuar pas shoqerimit te gjashte rojeve te uzines si te dyshuar. Zyrtare te policise thane se i ndaluari eshte Arben Hoxha, 41-vjec, banues ne fshatin Drize dhe i njohur per aktivitetin e tij ne fushen e mbeturinave metalike, pasi ka dhe nje pike grumbullimi. Zbulimi eshte bere fal hetimeve te kryera nga agjentet e krimeve dhe antiterrorist dhe te dhenave te mbledhura per levizjet e mengjesit te se dieles ne zonen e uzines. Gjate marrjes ne pyetje Hoxha ka mohuar te kete kryer krimin, ndersa do te perballet me akuzat e shkaterrimit te prones dhe tentatives se vjedhjes ne pronen shteterore. Mesohet se jane shoqeruar edhe disa banore te tjere perreth zones se Azotikut qe dyshoheshin si autore te krimit.

"Tek emri i autorit kane sherbyer disa vegla pune te gjetura ne vendngjarje dhe gjurmet e gishtave", thane autoritetet policore fierake per gazeten diten e djeshme. Ndalimi mesohet se eshte bere rreth ores 08:00 te mengjesit, vetem 28 ore pas ngjarjes se ndodhur. Pas hetimit te kryer u deklarua se motivi i ngjarjes nuk ishte akti terrorist i dyshuar, por tentativa e 41-vjecarit per te marre kabllo elektrik qe permbajne baker, te cilet nuk ishin ne gjendje pune. Nje meter kabull mesohet se permban 7 kg baker qe ka nje cmim te larte ne tregun e shitjes per skrap. Rreth ores 02:00 te se dieles, policia e Fierit mori informacionin se ne ambientet e uzines se urese kishte ndodhur nje shperthim i fuqishem me lende eksplozive. Ne vendngjarje u konstatuan tete pllaka betoni te demtuara ne kanalet e rrjetit elektrik te uzines qe prej vitit 1994 ndodhet ne gjendje konservimi. Por pas informacioneve te mbledhura nga agjentet eshte arritur te behet krahasimi i gjurmeve te gishterinjve te gjetura ne veglat e punes. Ndersa per sasine e eksplozivit u deklarua se ishte nje bombe artizanale me perberes kimike benzen dhe nitrat. Arben Hoxha eshte banor i fshatit Drize te komunes Qender ne Fier dhe prej disa vitesh nje grumbullues i mbeturinave metalike per skrap. Sipas policise, tregtari eshte autori i dyshuar i vendosjes se eksplozivit ne uzinen e urese qe shpertheu mengjesin e se dieles. Burimet zyrtare pohuan se Hoxha akuzohet per vepren penale te shkaterrimit te prones me eksploziv dhe vjedhje e mbetur ne tentative, ndersa nuk ka pranuar krimin.

Policia shoqeroi si te dyshuar gjashte rojet e uzines duke i mbajtur ne qeli per disa ore. Ata jane liruar ne oret e mbremjes, ndersa kreu i deges se Azotikut, Arqile Ciko e cilesoi aktin te qellimshem per te demtuar imazhin e ndermarrjes ne prag privatizimi, ndersa perjashtoi mundesine qe rojet te ishin te implikuar. Gjate marrjes ne pyetje Hoxha ka mohuar perfshirjen e tij ne ngjarje, nderkohe qe pritet te dale ne gjykate per masen e sigurise per dy akuzat e ngritura. Sipas policise ai nuk ka arritur te jape alibi per naten e ngjarjes dhe levizjet e tij, ndersa gjurmet e gishtave e kane tradhtuar. Po hetohet nese tregtari ka kryer tentativa apo grabitje te tjera te ndermarrjeve qe gjenden rreth zones ku banon. Policia ka rrezuar pisten e aktit terrorist, megjithese shume prane pusetes se demtuar gjendeshin edhe depozitat e gazit. Per ngjarjen kreu hetime edhe zyra e Antiterrorit ne drejtorine e policise, duke hedhur dyshime per nje akt terrorist per shkak te rrezikut qe paraqitej ne rast te shperthimit te depozitave dhe rendesise se institucionit. Oret e vona te se dieles ekspertet deklaruan se ka qene nje tentative per vjedhjen e kabllove, duke rrezuar pisten e aktit terrorist.

Dyshime per raste te tjera

Gjate hetimeve te kryera mesohet se Arben Hoxha ka hyre edhe here te tjera ne ambientet e kesaj uzine. Ai ka pikasur se ne keto ambiente kalonte rrjeti i dale jashte funksionit i furnizimit me energji elektrike. Burime policore sqarojne se kanali ku kalonin keto kabllo elektrik ishte prej betoni, nderkohe qe ishin te mbuluar me kapake. Ai ka ndertuar nje bombe artizanale me nje sasi benzeni dhe nitrat amoni, duke e vendosur aty pa menduar per pasojat qe shkaktonte. Por nuk ka mundur te marre asgje prej pusetes, pasi shperthimi ka qene i fuqishem dhe eshte larguar menjehere edhe nga frika e rojeve qe kane mberrit menjehere ne vendin e ngjarjes dhe me pas policise. Policia ka kryer hetime edhe per aktivitetin e 41-vjecarit nga Driza, ndersa do te investigoje rreth materialeve qe ka gjetur ne piken e grumbullimit dhe vendit ku jane marre ato. Agjentet po shohin mundesine e ndonje bashkepunetori ne kete ngjarje. Deri diten e djeshme numri i te shoqeruarve ka shkuar ne dhjete persona, po per momentin eshte vetem nje i ndaluar per sulmin me eksploziv ndaj Azotikut te Fierit. Per ngjarjen ka nisur hetime edhe Prokuroria e Rrethit ne bashkepunim me policine.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›