Eksplozivi te “Venecia”, bashkohet me atentatet ndaj Vajdinit

19/04/2005 Dyshohet të ketë qenë kërcënim për familjen Lame dhe të jetë organizuar nga i njëjti grup
Bashkohen materialet hetimore të shpërthimit të eksplozivit në shkallët e pastiçeri “Venecias”, me dy dosjet e atentateve ndaj Vajdin Lames. Kjo, pasi dyshohet që të kenë qenë organizatorët e këtyre atentateve që kanë kryer edhe shpërthimin e eksplozivit te “Venecia”. Një dosje së cilës i janë bashkuar tri ngjarje, ku dyshohet se objektivi i atentateve ka qenë i njëjti person dhe, së fundmi eksplozivi në derë të lokalit, një “mesazh” për të afërmit e tij. Por, ende këto ngjarje mbeten pa autor dhe pa gjurmë të tyre. Policia nuk ka arritur të përcaktojë as motivet e tyre.
Bashkimi i dosjeve
Dosja hetimore e shpërthimit të eksplozivit mëngjesin e të premtes, rreth orës 04.30, është bashkuar me ato të dy atentateve ndaj Vajdin Lames. Lajmi është bërë i ditur dje nga burime të policisë kryeqytetase dhe Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat sqaruan se nga hetimet paraprake është konkluduar se këto ngjarje kanë lidhje me njëra-tjetrën. Gjithashtu, burimet pohojnë se dyshohet të jenë të njëjtët organizatorë pas dy atentateve dhe shpërthimit të eksplozivit te “Venecia”. Burimet theksojnë se që në momentet e para pas shpërthimit të tritolit te “Venecia”, u dyshua se ko ngjarje kishte lidhje me dy atentatet ndaj Vajdin Lames. Kjo, pasi eksplozivi ishte hedhur në shkallët e pastiçerisë, që është pronë e familjes Lame. Nisur nga ky fakt është konkluduar se eksplozivi ka patur objekt këtë lokal. Ndërkaq, nga hetimet paraprake dyshohet se eksplozivi mund të ketë qenë një kërcënim ndaj familjes dhe të afërmve të Vajdin Lames, i ekzekutuar me lëndë plasëse të llojit C4, mesnatën e 27 shkurtit, thonë burimet. Policia dhe Prokuroria kanë siguruar prova për lidhjen mes dy atentateve ndaj Lames, atij të 16 tetorit të vitit të kaluar te TVA-ja dhe këtij të fundit, në ashensorin e pallatit ku banonte. Burimet pohojnë se po hetohet në të gjitha pistat e mundshme për të konkluduar në ndonjë emër të dyshuar për autorësinë e ngjarjeve dhe të motiveve të tyre.
Hetimi
Hetimi i Prokurorisë dhe policisë kryeqytetase është shtrirë në disa pista dhe verifikime për gjetjen e organizatorëve të atentateve ndaj Lames dhe ngjarjes së fundit, ku një sasi afro 900 gramë tritol shpërtheu në shkallët e pastiçeri “Venecias”. Kështu janë duke u verifikuar të gjithë numrat telefonikë celularë që kanë marrë thirrje në momentin e shpërthimit të mesnatës së 27 shkurtit, kur Lame dhe shoku i tij, Artan Arsi, mbetën të vdekur. Gjithashtu po hetohet edhe për identifikimin e blerësit të eksplozivit, thonë burimet. Kjo, pasi dyshohet që atentati i dytë ndaj Lames të jetë organizuar brenda tri javëve, kohë në të cilën një prej ashensorëve të pallatit nuk ka funksionuar më. Burimet përfundojnë se nga hetimet e deritanishme nuk është arritur të konkludohet në bazë të provave rreth një emri të dyshuar për autorësinë e ngjarjeve.
Atentati ndaj Lames incioi hetimin për trafikun e lëndëve plasëse
Ka qenë atentati ku mbeti i vdekur biznesmeni i njohur Vajdin Lame dhe shoku i tij, Artan Arsi, që inicioi hetimin rreth trafikut të lëndëve plasëse në Ballkan. Kjo, pasi eksplozivi që u përdor natën e 27 shkurtit, duke u gdhirë 28, i përkiste një lloji të veçantë të papërdorur më parë në Shqipëri. Nga ekspertiza u konkludua se i përkiste llojit C4. Gjithashtu, edhe një shpërthim tjetër eksplozivi që u krye në fillim të marsit në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, i përkiste familjes C4. Për këtë shkak, Prokuroria dhe policia filluan hetimet për gjetjen e origjinës së këtyre “bombave” me eksploziv që komandoheshin nga celularë të montuar aty. Pas afro një muaj hetim, u arrit të goditej ky rrjet i trafikut ndërkombëtar të lëndëve plasëse. Ranë në pranga dy malazezë dhe një shkodran, të cilëve iu kapën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale gjashtë bomba me celular dhe armë zjarri. Policia pohoi atëherë, zyrtarisht se këto bomba ishin transportuar nga Mali i Zi, ku mendohet se edhe prodhohen e montohen. Sipas burimeve të Prokurorisë, dyshohet që edhe eksplozivi i përdorur ndaj Lames dhe në rrugën “Don Bosko”, të jetë blerë në Mal të Zi dhe të jetë tregtuar nga ky grup trafikantësh.