“Për të marrë tokën time, derdha 180 mijë dollarë për Vasil Hilën”

19/04/2005 Merr rrjedhë të re gjykimi ndai ish-kreut të tokave në Durrës. Prokurorët kërkojnë kohë për pretencën
DURRËS – “Për llogari të Vasil Hilës janë depozituar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 180 mijë dollarë”.
Kjo është bërë e ditur dje në seancën e pritshme për dhënien e pretencës nga prokurorët e dosjes “Hila”, të cilët i referohen edhe dëshmisë së njërit prej dëshmitarëve të akuzës.
Një vit pas arrestimit të Hilës, Prokuroria e Durrësit, e cila mbron akuzën me hetimet e bëra nga kreu i këtij organi, Ferdinand Elezi dhe prokurorja Elena Bakëllbashi, në çështjen më të përfolur të korrupsionit, lidhur me abuzimet në kompensimin dhe kthimin e pronave, Hila është akuzuar edhe për ushtrimin e rolit të sekserit.
Dëshmitari, 180 mijë dollarë për Vasil Hilën
Dje, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Durrësit, Tomorr Kokomani, njëri nga dëshmitarët, i cili është marrë nga qelitë e dhomave të paraburgimit për të dëshmuar para togave të zeza, e ka futur në zhvillime interesante gjykimin në ngarkim të ish-kreut të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Durrës, Vasil Hila.
Në seancën e djeshme, Kokomani, trashëgimtar i pronave të Haxhi Kokomanit, ka nxjerrë në dritë edhe shumën për një sasi të hollash të konsiderueshme të transferuara në një bankë amerikane në SHBA për llogari të të afërmve të Vasil Hilës. Ai ka pohuar se me porosi të Hilës, i cili i kishte kthyer dhe kompensuar të gjithë sipërfaqen e tokës së trashëguar në emër të trungut familjarë, ka depozituar plot 180 mijë dollarë në emër të vajzës së Hilës.
Dëshmitari, i cili gjendet në dhomat e paraburgimit që prej dy javëve, nuk ka dëshmuar dje se në cilën bankë i ka depozituar dhe as emrin e personit, mbi të cilën është kaluar shuma e mësipërme, ndërkohë që është shprehur se veprimet janë bërë prej tij.
Më tej, i thërrituri si dëshmitarë ka deponuar edhe shumë fakte të tjera, duke replikuar disa herë me të akuzuarin Hila.
Gjithçka ka nisur të zbardhet pas arrestimit dy javë më parë të shtetasit Tomorr Kokomani i akuzuar nga drejtësia për
falsifikim firme, vule dhe formularësh.
“Nuk e di sa tokë më ka mbetur ende”
Nga hetimet e prokurorisë rezulton se Hila i ka kthyer Tomorr Kokomanit, dëshmitarit kyç të seancës së djeshme, 26600 m2 tokë, por që dëshmitari ka deklaruar se jo e gjithë kjo sipërfaqe është aktualisht pronë e tij e trashëguar.
“Nuk di se sa sipërfaqe tokë më ka mbetur nga e gjithë sipërfaqja që më është kthyer e kompensuar me vendim të KKKP”, ka thënë Kokomani. Janë qindra ha tokë te Shkëmbi i Kavajës, në Plazh dhe te Vollga, që jam detyruar t’i shesë për llogari të njerëzve të Vasil Hilës”.
Sipas dëshmitarit, për të vetmin rast që ai është shpërblyer pasi e ka bërë të shitur tokën, që i kishte dhënë komisioni kishte marrë 3 milionë lekë për 2400 ha tokë, ndërkohë që të gjitha aktet e tjera të shitjes si dhe kalimit të tokës së tij në pronësi të të tjerëve e ka bërë pa fituar asnjë qindarkë.
“Hila më ka deklaruar se do të më kthente e kompensonte të gjithë pronën, por një pjesë të saj më pas do ua shisja njerëzve që do të thoshte ai, në të kundërt, unë nuk do të përfitoja asgjë”, ka deklaruar dëshmitari Kokomani.
“Hila më ka kërkuar 1000 m2 tokë, që më është kthyer mua për ta vënë në dispozicion ndërtimit të një shkolle të re, duke e kaluar këtë sipërfaqë në emër të shtetasit Harallambi”, shtoi dëshmitari i akuzës.
“Hila, përfitime të tjera, në emër të kthimit të pronës”
Dëshmitari Tomorr Kokomani, ka afruar për togat e zeza edhe raste të tjera shkeljesh nga ana e Hilës, siç është prishja e një lokali te Shkëmbi i Kavajës, i ndërtuar pa leje. Pasi toka i ka kaluar Kokomanit, ky i fundit ishte detyruar t’ia shesë pa shpërblim personit që i kishte thënë Vasil Hila.
E njëjta procedurë është ndjekur edhe për të paktën dy raste të tjera. Rasti i parë, për 225 m2 tokë te Rrota e Kuqe, në Plazh (te stacioni i vjetër i trenit), ku ka qenë ndërtuar një studio fotografie, i prishur pikërisht për qëllime të Hilës, si dhe në shëtitoren bregdetare të qytetit të Durrësit. Për këtë rast të fundit, akti i shitblerjes kap rreth 2000 m2 tokë pranë vijës bregdetare, por Kokomani nuk ka deklaruar emër konkret të personit që ka përfituar.
Sipas dëshmive të mëtejshme të Kokomanit, mësohet se Hila e kishte këshilluar atë që të tregohej i kujdesshëm nga disa persona, ndërsa me ardhjen e inspektorëve të KLSH e kishte porositur që të qëndrojë larg tyre.
Për sa i përket akuzës së Hilës për falsifikimin nga Kokomani të 6 rasteve të vulës dhe formularëve, ky i fundit është shprehur se “nuk ka qenë e nevojshme të bëja asnjë lloj falsifikimi, pasi edhe natën po të kërkoja Hilën, apo ndonjë shkresë e vulë, Hila zgjohej menjëherë”.
Dëshmon edhe noteri Mihal Kazanxhiu
“Hila i pranishëm në shitblerjet e Kokomanit”
DURRËS - Një tjetër dëshmitar i seancës së djeshme gjyqësore, ka qenë edhe noteri Mihal Kazanxhiu, i cili ka përgatitur të gjitha dokumentet ligjore të kthim-kompensimit tokave, por edhe shitblerjeve të Tomorr Kokomanit.
Noteri Mihal Kazanxhiu, që ka kryer aktet noteriale për kalimin e pronës nga Kokomani te persona të tjerë, ka dëshmuar se Vasil Hila ka qenë disa herë i pranishëm në kohën e nënshkrimit mes palëve.
“Dokumentet që janë nënshkruar në praninë time, si noter, për rastet që lidhen me këtë çështje, janë të rregullta dhe të plotësuara sipas ligjit”, tha Kazanxhiu, që ka bërë në disa raste transkiptimet.
Ai ka thënë se në zyrën e tij nuk është bërë asnjë pazar dhe se në asnjë rast nuk kishte dëgjuar që Hila apo Kokomani të kenë shkëmbyer biseda që komprometonin nënshkrimin e vullnetshëm mes
shitësit e blerësit.
Kërkohet ripyetja e dëshmitarëve
Shtyhet pretenca, prkurorët kërkojnë kohë
DURRËS - Ndonëse dje pritej që organi i akuzës të lexonte pretencën ndaj Vasil Hilës, sekretares së Komisionit të Kthimit e Kompensimit të Pronave në Durrës, Anila Rrapi si dhe inspektorëve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Selman Hysaj, Servet Gaba e Seit Spahiu, prokurori Elezi dhe prokurorja Bakëllbashi kanë ndërruar mendje. Shkak për këtë është bërë dëshmia e marrë në qelitë e dhomave të paraburgimit e shtetasit Tomorr Kokomani, i arrestuar më 9 prill nën akuzën e falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve.
Sipas prokurorit Ferdinand Elezi, dëshmitë e ditëve të fundit, konkretisht të datës 13, 14, 15 prill 2005 të të arrestuarit Tomorr Kokomani kanë nxjerrë në pah fakte të reja e të rëndësishme. Në mbështetje të nenit 367, të Kodit Penal, prokurorët kanë kërkuar nga trupi gjykues i kryesuar nga Ndue Gjura që të ripyeten dëshmitarët dhe konkretisht Mihal Kazanxhiu, në cilësinë e noterit publik të transkiptimeve të bëra si dhe të të arrestuarit Kokomani. Organi i akuzës ka insistuar që të dy këta shtetas të jenë në cilësinë e dëshmitarit për të deklaruar rreth procedurës së ndjekur në shitjen dhe blerjen e disa mijëra ha tokë në zonën turistike, për të cilën akuzohet Hila.
Akuzat
“Shpërdorim detyre”
“Falsifikim dokumentesh”
“Vjedhje me anë të shpërdorimit të detyrës”
“Fshehje e falsifikimeve”
Dëmet
150 mijë metër katrorë tokë
kompensuar në mënyrë të paligjshme
89 mijë metra katrorë tokë
kompensuar në mënyrë të paligjshme në zonën e Plazhit
378 041 000 lekë dëmi i llogaritur