Eksponente politike te Merkel e duan Athinen jashte Eurozones

Rritet skepticizmi i Gjermanisë mbi mundësinë e një shpëtimi të Greqisë brenda Eurozonës. Eksponentë të ndryshëm politikë të mazhorancës mendojnë se “një dalje e Athinës nga monedha e përbashkët do të ishte zgjidhja më e mirë duke përjashtuar mundësinë për ndihma të reja ndaj saj”. Sipas politikbërësve gjermanë “nëse Greqia nuk do të ishte më pjesë e monedhës euro kjo do t’i jepte një frymëmarrje tregjeve”. Deklaratat e tyre vijojnë më tej duke thënë se “Greqia jashtë euros do të rikuperonte me shpejtësi konkurrueshmërinë dhe rimëkëmbjen”. Ndër të tjera politikanët e Merkel shprehen se “paratë e paketës së shpëtimit që tashmë janë vendosur duhet të jepen vetëm atëherë kur Greqia të përmbush angazhimet”. Por sipas studimeve dhe kërkimeve të publikuara nga gazeta gjermane Die Welt, një falimentim i Greqisë do t’i kushtonte Berlinit të paktën 83 miliardë dollarë, po llogaritur efektet e mëtejshme të rrezikut të infektimit për kontribuesit gjermanë. Nga kjo shumë kontributet e gjermanëve për paketën e ndihmës për Athinën arrijnë në 15 dhe 22 miliardë dollarë. Më tej 13 miliardë të pjesës gjermane që BQE do të humbiste për shkak të bonove sovrane greke. 30 deri në 106 miliardë që BKG duhet t’i rikthejë Bundesbank dhe bankave të tjera europiane për shkak të të ashtuquajturit “target system”. Po kështu edhe rimbursimi i ndihmave drejt FMN për Athinën do t’i kushtonte edhe 3 miliardë të tjera Gjermanisë, që është kontribuese e fondit. Një shifër e tillë natyrisht do të shtohej më tej në rast të efektit domino të falimentimit të Greqisë mbi Portugalinë, Spanjën, Italinë apo edhe Francën shkruan gazeta gjermane Die Welt.