E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rënie e lehtë e eksporteve në qershor

Sipas INSTAT, gjatë muajit qershor u eksportuan 17.672 miliardë lekë mallra.

Ndërkohë që importet kundrejt muajit maj gjatë muajit qershor pësuan një rritje prej 3.7 % dhe një rënie kundrejt qershorit të vitit 2011 me 1.3 %. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT-it, gjatë muajit qershor u importuan mallra me vlerë 46.26 miliardë lekë. Tregtia me vendet e BE në muajin qershor zuri 65.4% ndaj totalit, njoftoi sot INSTAT. Partnerët kryesorë tregtarë vazhduan të jenë Italia dhe Greqia.

Tregtia me Italinë llogaritet në 39.2% të totalit, ndërsa me Greqinë, 7.6%. Në muajin Maj u vu re rritje e shkëmbimeve tregtare me partnerët të tjerë të huaj. Për eksportin ato u rritën me Austrinë, Greqinë, Gjermaninë, Kosovën, Turqinë, etj. Ndërsa për importin u rritën me Austrinë, Greqinë, Gjermaninë, Italinë, Kosovën, etj. /Start/

                                                                                             2012-07-24 15:25
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›