INSTAT: Eksportet shqiptare në ulje

Eksportet shqiptare pësojnë ulje në krahasim me një muaj më parë duke ndikuar kështu negativisht në ekonomi por në krahasim me një vit më parë kanë një bilanc pozitiv.
Irsida Nuellari specialiste e tregtisë me jashtë pranë INSTAT deklaroi se si rezultat, deficit tregtar për qershorin pësoi rritje krahasuar me një muaj më parë me 13.3 përqind. Ndërkohë që pavarësisht krizës ekonomike që ka përfshirë Europën vendet e BE-së mbeten partnerët tregtarë kryesor të Shqipërisë.
Vlen të theksohet se përgjatë muajit qershor nëngrupi që ka pësuar rritje më të madhe të importeve janë grupi <Ushqime,pije dhe duhan> ndërsa nëngrupi që ka pësuar ulje më të madhe të eksportit është ai i produkteve kimike dhe plastike.