Eksportet dhe importet përgjysmohen në fillim të vitit
Eksportet dhe Importet kanë pësuar rënie gjatë këtë muaj, krahasuar me muajin dhjetor të vitit që sapo lamë pas. Sipas ekspertëve të doganave, kjo vjen për shkak të tejmbushjes me mallra që pësuan tregjet shqiptare në fund të vitit të shkuar, si dhe çmimet e larta që lanë pa shitur shumë nga produktet e tregut tonë. Ata shprehen se eksportet dhe importet ne këtë fillim viti kanë rënë në masën 50 për qind. Ndërkohë që edhe çmimet e frutave
dhe perimeve kanë mbetur të pandryshuara edhe pas festave. tregtarët shprehen se ato janë të njëjta. Madje sipas tyre këtë vit ka pasur shumë më pak blerje gjatë festave dhe kjo ka ardhur dhe si rezultat i çmimeve të larta. Shpesh në vendin tonë me ardhjen e festave çmimet rriten, por tashmë edhe pas festave po ndodh e njëjta gjë. INSTAT vetëm para pak ditësh publikoi çmimet e konsumit dhe perimet ishin nëngrupi më i shtrenjtë dhe me më shumë rritje. Perimet ishin rritur me rreth 22.2 për qind në muajin dhjetor të ndjekura nga nëngrupi i frutave që kishin një rritje me 2.9 për qind.