çmimet e perimeve të larta dhe pas festave

çmimet e perimeve nuk ndryshojnë edhe pas festave, tregtarët shprehen se ato janë të njëjta.Madje sipas tyre këtë vit ka pasur shumë më pak blerje gjatë festave dhe kjo ka ardhur dhe si rezultat i çmimeve të larta. Shpesh në vendin tonë me ardhjen e festave çmimet rriten, por tashmë edhe pas festave po ndodh e njëjta gjë. INSTAT vetëm para pak ditësh publikoi çmimet e konsumit dhe perimet ishin nëngrupi më i shtrenjtë dhe me më shumë rritje. Perimet ishin rritur me rreth 22.2 përqind në muajin dhjetor të ndjekura nga nëngrupi i frutave që kishin një rritje me 2.9 përqind.