Ministri Prifti njeh kreun e Dhomës të Tregtisë

Përmbytja në zonën e Shkodrës ka bashkuar në një tryezë për herë të parë ministrin e ekonomisë dhe energjitikës Dritan Prifti dhe kreun e dhomës së tregtisë dhe industrisq Nikolin Jaka. Pasi për muaj me radhë ministri Prifti ka refuzuar ta njohë Nikolin Jakën si kreun e dhomës së tregtisë, mbledhja e bisnezmenëve për të ndihmuar zonat e përmbytura duket se ka shkrirë akujt mes tyre. Nga njëra anë kreu i dhomës së tregtisë Jaka ka ftuar bisnesmenët të kontribuojnë për të ndihmuar banorët dhe nga ana tjetër ministri Prifti ka pranuar se shteti ka nevojë për ndihmën e bisnemenëve.
Kjo është hera e parë që ministri Prifti ulet në të njëjtën tryezë me Nikolin Jakën që prej 24 Tetorit 2009, kur ai u zgjodh Kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.