Trichet: Ka shenja rimëkëmbjeje të ekonomisë
Të dhënat më të fundit konfirmojnë se ekziston një klimë rimëkëmbjeje globale. Kështu ka deklaruar presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Jean Claude Trichet, në përfundim të një mbledhjeje të drejtuar nga vetë ai.
"Të gjithë ne po shohim me shumë kujdes atë që po ndodh në frontin e dinamikës së kredisë në nivel global", ka pohuar Trichet.
"Për një sistem bankar me solid, që të mund të përballojë rritjen ekonomike afatgjatë, është e rëndësishme të kompletohet me shpejtësi programi i reformave të Komitetit të Bazileas", ka shtuar kreu i BQE.