Eksportet në korrik pësojnë rënien më të madhe të gjithë dekadësNga TemaMuaji korrik ka regjistruar disa prej të dhënave më shqetësuese për ekonominë shqiptare, të cilat përgjatë gjithë muajve të mëparshëm nuk ishin në nivele të tilla. Instituti i St
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Eksportet në korrik pësojnë rënien më të madhe të gjithë dekadësNga TemaMuaji korrik ka regjistruar disa prej të dhënave më shqetësuese për ekonominë shqiptare, të cilat përgjatë gjithë muajve të mëparshëm nuk ishin në nivele të tilla. Instituti i Statistikave bën me dije se gjatë muajit korrik janë eksportuar 9,6 miliardë lekë dhe kjo është një shifër, e cila vjet në korrik ka qenë 10,9 miliardë lekë. Në bazë të të dhënave të INSTAT kjo është rënia më e madhe e eksporteve që ka ndodhur ndonjëherë që prej dhjetë vjetësh. Në vlerë monetare gjatë korrikut janë eksportuar rreth 13 milionë dollarë më pak sesa vjet në të njëjtën kohë ose rreth 12%. Efektet e krizës ekonomike botërore pa dyshim që do të rëndonin edhe treguesit e eksporteve dhe kjo gjë ka ndodhur që prej fillimit të këtij viti, kur efektet e krizës u bënë qartësisht të pranishme në Shqipëri. Problemi që po shfaq ekonomia shqiptare nuk ka të bëjë me faktin se ka rënie të eksporteve apo rrëzim të disa të dhënave të tjera të rëndësishme të ekonomisë, por problemi ka të bëjë më faktin që këto të dhëna po vijnë duke u përkeqësuar nga muaji në muaj. Ekonomia shqiptare ishte ekonomia më pak e prekur nga kriza gjatë pjesës së parë të vitit krahasuar me ekonomitë e vendeve të rajonit, por edhe me ekonomitë e vendeve të Evropës Lindore, të cilat ranë thuajse që të gjitha në recesion. Ekonomitë e këtyre vendeve po nisin, madje kanë rreth dy muaj që kanë nisur, të përmirësojnë treguesit ekonomikë dhe disa syresh kanë dalë nga recesioni. Shqipëria, ndonëse nuk ra në recesion, nuk po mundet megjithatë të mbajë ritmin e ngritjes që po ndjekin vendet e tjera. Veç treguesit të eksporteve ka edhe të tjerë tregues që janë në vështirësi, siç është kreditimi i dobët për ekonominë, mungesa e likuiditetit, problemet me kursin e këmbimit, deficiti buxhetor etj. Duhet thënë se ekonomia shqiptare u shfaq elastike dhe arriti të ketë rënie të treguesve në atë masë që të mos e çojnë vendin në rritje negative për shumë arsye, por nuk mund të mbeten jashtë edhe masat e qeverisë në lidhje me legjislacionin fiskal dhe administrimin fiskal. Po ashtu, duhet të numërohen edhe disa ndërhyrje në klimën e biznesit dhe në rritjen e shpenzimeve publike. Edhe rënia e eksporteve me 12% gjatë korrikut nuk është e rëndë sa ajo ishte në vendet e rëna në recesion, por në Shqipëri këta tregues po vijnë duke u rënduar, ndërkohë që në këto vende po përmirësohen.