E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundjava me kohë të mirë, pritet rritje e temperaturave

Shiu dhe rrebeshet që na kanë përfshirë për rreth 10 ditë do të marrin fund nesër. Sipas sinoptikanëve do të kemi kthjellim të motit, përmirësim të temperaturave madje rritje me disa gradë Celsius, duke nisur nga dita e premte. Kështu, moti gjatë fundjavës mendohet të jetë i kthjellët e pa vranësira. Temperaturat do të rriten me disa gradë Celsius, ndërsa pushuesit do të kenë mundësi të planifikojnë ditët e plazhit. Pishina, piknik apo plazh, do të mund të jenë në planin e secilit prej nesh në fundjavë, pasi temperaturat dhe moti janë premtues dhe me diell. Ditët do të jenë të ngrohta për t‘ia lënë më pas vendin, ditëve edhe më të nxehta. Qershori është konsideruar si një nga muajt që do të jenë më të nxehtët e kësaj stine vere.

Sipas sinoptikanëve, temperaturat gjatë këtij muaji do t‘i kalojnë edhe 40 gradë Celsius, duke bërë që kjo verë të jetë një nga më të nxehtat. Sakaq, temperaturat këto ditë janë ulur me disa gradë Celsius. Moti ka qenë i paqëndrueshëm, me reshje dhe në disa zona edhe me rrebeshe shiu.

Moti i keq dhe me vranësira përgjatë këtyre ditëve ka qenë edhe si pasojë e rrymave ajrore të paqëndrueshme që kanë qarkulluar këtë javë përgjatë rajonit tonë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›