E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksporti mineraleve, rriten taksat

Pavaresisht se te ardhurat nga tatimet e kane kaluar programin e parashikuar per 6-mujorin e pare te 2008, ministri i Financave, Ridvan Bode, ka pohuar dje se, reformat ne disa linja te tregut te vazhdojne. "Po bejme nje sere rregullimesh procedurale te prirur nga objektivi kryesor qe te aplikohen rregulla te njejta dhe konkurrence e drejte per te gjithe biznesin" theksoi ministri para administrates fiskale. Behet fjale per sektorin eksportit te naftes dhe mineraleve. Bode ka lajmeruar rritjen e rentes minerare ne 10 per qind per eksportin e pasurive te nentokes, pasi sipas tij, taksat pervese te uleta jane vjel per naften qe eksportohet me cmim 30 USD per fuci ne nje kohe qe ne tregjet nderkombetare cmimi eshte 130 USD. Analiza e zhvillimeve ne disa dege dhe sektore me disa lloj taksash dhe disa kategori te industrive ne Shqiperi nuk mund te fshihet permes rezultateve te pergjithshme, tha Ministri. Ai the se rregullimet nuk synojne nxjerrjen arbitrare te taksave, por vendosjen ne te njejtat rregulla te te gjithe bizneseve dhe pagimin proporcional te taksave ne varesi te xhiros se tyre ekonomike. "Nuk mund te mbyllim syte kur shikojme qe nje kompani e tregtimit te karburanteve paguan 10% te xhiros si taksa dhe kompania ngjitur me te paguan 0.1% te xhiros si taksa", saktesoi Bode. Mjaftojne te tille tregues per te thelluar kontrollin te keto biznese qe pretendojne se jane ne rregull, por qe shifrat i nxjerrin teresisht zbuluar dhe pikerisht barazimi ne konkurrence do te perbeje te gjithe orientimin tone per permiresimin e akteve ligjore dhe nenligjore. Qeveria eshte duke reflektuar ne drejtim te permiresimit te sistemit fiskal ne ate te rivleresimit te te gjithe pasurise kombetare qe ka Shqiperia dhe moslejimin e shperdorimit te ketyre pasurive kombetare per shkak te mungeses se vemendjes qe ndodh me ose pa dashje edhe nga dikastere te tjera. Behet fjale pikerisht per renten minerare, qe ne nje vit konkretisht viti 2007, jane arketuar vetem 90 milione leke rente minerare, kur nga Shqiperia dalin me mijera tone krom, hekur, nafte dhe minerale te tjera te rralla dhe ne bejme sehir dhe askush nuk merr persiper te evidentoje vleren e vertete te ketyre eksporteve, tha Bode. Ne nje projektligj qe po diskutohet ne komisionet parlamentare taksa e rentes minerare eshte rritur ne 10 per qind nga 2 per qind qe eshte aktualisht. Ministria e Financave ka propozuar qe te ardhurat e arketuara nga renta minerare te ndahen midis qeverisjes qendrore dhe vendore, perkatesisht 1/3 e te ardhurave te arketuara per llogarine e bashkive dhe komunave, ku ndodhet pasuria minerare, dhe 2/3 e te ardhurave do te kalojne ne buxhetin e shtetit. Ndarja e te ardhurave te rentes minerare argumentohet nga dikasteri i financave me thellimin e procesit te decentralizimit.

Blerina Hoxha


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›