E Shtunë, 31 Tetor 2026

Janar-qershor, plani i tatimeve 106%

Tirane - Te ardhurat nga tatimet ne 6 muajt e pare te ketij viti kane arritur ne 70.6 miliarde leke. Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve, Arben Sefgjini, u shpreh dje, gjate analizes 6-mujore te punes se kesaj administrate, se te ardhurat dhe besimi po rriten, si rezultat i nje transformimi te shpejte qe po behet ne veprimtarine e administrates tatimore. "Kete 6-mujor, te ardhurat jane realizuar ne shumen 70.6 miliarde leke, nga 66.4 miliarde leke te programuara ose ne masen 106.3%", u shpreh Sefgjini. Sipas kreut te tatimeve, krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare, jane arketuar ne buxhetin e shtetit rreth 12.8 miliarde leke me shume ose 122.1%. "Nje tregues i rendesishem eshte rimbursimi faktik i paguar tatimpaguesve, ne shumen 854 milion leke, ose rreth 309 milion leke me shume se ne 6 muajt e pare te vitit 2007", theksoi ai. Per sa i perket deklarimit dhe pageses on-line, Sefgjini u shpreh se, ne 6 muaj jane shkarkuar nga interneti 34920 deklarata, si dhe jane bere 5800 deklarime elektronike. Te ardhurat e mbledhura nga administrata tatimore gjate pjeses se pare te ketij viti shenojne rritjen me te madhe historike te te ardhurave ne administraten tatimore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›