Hapja në sens të kundërt
Në vitet 1991-2008, sigurisht që pas rënies së sistemit komunist të atrofizuar, tendenca e ristabilizimit të raportit klasik kombëtar ishte në rend të ditës. Krahas kësaj, u bënë dhe u aprovuan një sërë ligjesh dhe rregullash, të cilat po mundoheshin të futnin teatrin në rrugë krejt të re dhe jo të parrezikshme për momentin. Në rrugën e tregut dhe të konkurrencës së lirë, artistit të ndodhur në kushtet e një ndryshimi drastik financiar dhe social s’i ngelej gjë tjetër veçse mbijetesa në atë që u quajt “tranzicion”. Pas eksodeve të dhimbshme të viteve (‘90-‘91), në teatër ndihej një mungesë e theksuar artistësh, jetë artistike e varfër dhe vakum shpirtëror, pasojë e kaosit total që po kalonte vendi nga përmbysja e madhe. Por vullneti i artistëve dhe dëshira e tyre për të mbijetuar dhanë frute. Pak nga pak u arrit të rikuperohej një pjesë e mirë e repertorit. Për herë të parë operat u kënduan në gjuhën origjinale, si në të gjithë botën. Në këto vite, hapja dhe kërkesa për marrëdhënie me teatro dhe artistë botërorë shkoi sigurisht në invers të kahes së viteve të diktaturës. Gradualisht, nga një vështrim mohues ndaj tij në një heshtje harrese. Po ky qëndrim skeptik u mbajt edhe ndaj raporteve multikulturore, zhvillimeve të reja muzikore, formave alternative dhe atyre eksperimentuese. Sot Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit është një institucion jo vetëm i majës së obeliskut të kulturës dhe artit kombëtar, por edhe një institucion që gëzon një respekt dhe dashuri të publikut të shumtë që e ndjek dhe e stimulon. Personalitete të vërteta të kulturës muzikore shqiptare kanë gjallëruar gjatë gjithë viteve të ekzistencës në dejet e tij. Janë të shumtë prestigjiozë dhe kaq të tejnjohur sa çdo enumeracion emrash do të zvogëlonte përmasat e tyre. Krijime vërtet “klasike” për nga vlerat kombëtare e disa më gjerë, përbëjnë të quajturin “Fondin e artë të tij”, gjë që meriton pa mëdyshje gjallërimin e herëpashershëm dhe që përbën majën e produksioneve dhe pronësisë artistike të tij. Vijnë e shkojnë talente dhe nuk i bën zemra të ndahen prej tij, në thelb ndjejnë se janë “Padronët e së vërtetës, ata që qëndrojnë mbi çdo administratë që sado me vlera, është kalimtare, kurse emrat e tyre mbeten dhe ja ku janë, shumë prej tyre mes nesh.
Projekte të shumta dhe afatgjata si “Restaurimi cilësor i fondit”, bashkëprodhimet me qendra “teatrore prestigjioze”, “Kthimi në shtëpinë e operës”, “Opera për të rinjtë”, “Skena e hapur” etj., kanë gjallëruar kartelonin stinor dhe energjitë krijuese të institucionit. Këto dhe të tjera janë fryt edhe i mbështetjes dhe besimit që gëzon teatri nga shteti shqiptar. Shumë ide për përmirësime dhe statusin e vërtetë që meriton ai, adekuat të cilësisë krijuese artistike jo vetëm kanë gjetur jehonën e duhur, por po i nënshtrohen procedurave të nevojshme në marrëdhëniet me shtetin, që duhet mirëkuptuar edhe për ndonjë realizim jo në ritmin e dëshiruar prej tyre.
Vendimi i qeverisë për dyfishimin e rrogave të artistëve të teatrit qe një vlerësim dhe stimulim i madh për ta. Marrëdhënie bashkëpunimi ndërkombëtare janë tashmë një procedim i përhershëm i shfaqjeve tona dhe mbështetje e sigurt për rritje cilësore dhe integrimi në nivele evropiane, pse jo edhe në atë botërore. Miq të shumtë të huaj vijnë për herë të parë në sallën tonë. Vlerësimi i lartë sidomos nga “Trupi diplomatik”, i akredituar që frekuenton rregullisht, gëzohet për arritje edhe shpesh është mundësuesi i projekteve tona bashkëpunuese. Është një realitet, që krahas zgjerimit të mëtejshëm, meriton edhe gjithë mirënjohjen dhe respektin e institucionit dhe artistëve.
“Teatri Kombëtar i Operës dhe i Baletit, drejt rritjes së ndjeshme cilësore përmes marrëdhënieve të bashkëpunimit botëror artistik, krahas reformimit institucional dhe profesional, është kapitulli i ri për t’u shkruar në ditët që pasojnë ... i vështirë, sfidues..., por i domosdoshëm”.
Zhani Ciko
Drejtor i Përgjithshëm i TKOB, (marrë nga libri “Operistika” me autor Zamir Këlliçi)