Ekspozita “LEAR 09”, tradita e një aktiviteti me vlera
“Lear ‘09”, ka arritur të realizojë edicionin e 13 të aktivitetit të fundvitit më të rëndësishmin për artistët profesionistë në Berat, kurator Agron Polovina. Ky edicionin i realizuar me përkushtim profesional i formësuar traditën dhe historinë e vet të konsoliduar tashmë të arteve vizive në veçanti dhe vlerave kulturore të qytetit të Beratit në përgjithësi këtë vit vjen me një koncept të ri duke zgjeruar përmasat gjeografike duke sjellë emra të rëndësishëm, vlera të sigurta të krijimtarisë artistike. Organizimi i “Lear” në përmasa lokale e ka realizuar misionin e vet e tashmë, ajo është një galeri prestigjoze me kushte ekspozimi e përmasa shumë të mira. Edicioni i sivjetmë i Çmimit “Lear” në konceptin e projektit kishte si qëllim jo vetëm prezantimin e krijimtarisë më të mirë të vitit të artistëve të qytetit, nxitjen e përvojave të reja bashkëkohore, prezantimin e artistëve të rinj dhe integrimin e tyre në krijimtarinë artistike por edhe zgjerimin e përmasave jo vetëm gjeografike por dhe të rëndësisë së artistëve pjesëmarrës duke synuar rritjen e rëndësisë së këtij aktivitetit duke ju përgjigjur kërkesës gjithnjë e në rritje të publikut për vlera të cilat dalin nga kufijtë e niveli provincial. Ky ka qenë një preokupim i vazhdueshëm i galerisë që në edicionet e para për të rritur rendësin duke i dhënë një format më të gjerë e më të hapur duke kontribuar në prezantimin e vlerave bashkëkohore të arteve vizive. Krahas artisteve të njohur te qytetit si Kastriot Dervishi, Llamba Dëna, Nezir Ago pjesëmarrës ishin dhe emra të rëndësishëm krijimtaria e të cilëve ka lidhje të ngushta me qytetin e Beratit; Hasan Nallbani, Llazar Myzeqari, Arben Golemi, Aleksandër Filipi e Gazmend Muka. Krahas tyre marrin pjesë artistë nga Maqedonia e Kosova; Reshat Ahmeti, Fahredin Spahija, Safet Spahiu, Simonida Filipova, Marijeta Sidoski,Shkelzen Rexha dhe nga qytetet shqiptar; Tiranes, Pogradecit, Shkodrës, Fierit dhe Vlorës; Mustafa Arapi, Pandi Lena, Jak Serreqi etj. Janë 56 artistë dhe 79 vepra të përmasave, materialeve, formave të shumta vizive e përvojave të ndryshme krijuese bashkëkohore. Ekspozita shoqërohej nga një katalog realizuar me një format cilësor me ngjyra duke prezantuar pjesëmarrësit e konkursit. Historikisht nga pikëpamja vizive Berati është i vetmi qyteti që ka tërhequr dhe tërheq vizitore e artistë, në të cilin ekziston një trashëgimi e rrallë dhe tepër e vyer kulturore me monumente e vepra arti të dorës së parë, dhe me emra të mjeshtërve më të rëndësishëm (ikonografë) të historisë së artit shqiptar. Që nga viti 1994 Berati ka mundur të ketë dhe një galeri artesh vizive që është bërë institucion i rëndësishëm kulturor i qytetit duke ju shtuar kështu vlerave të rëndësishme kulturore. Rëndësia e këtij institucioni nga viti në vit ka ardhur duke u rritur dhe aktivitetet, ekspozitat e çmimet që organizon gjithnjë e më të rëndësishme. Ekspozita e sivjetshme artistet pjesëmarrës, veprat e ekspozuara treguan mundësitë dhe dëshmuan që Galeria “Edëard Lear” e ka nivelin profesional, mundësitë teknike dhe hapësirat e ekspozimit për ti dhënë “Lear”it dimensionin e munguar. Prof. Dr. Hasan Nallbani, ka shprehur se “Ky aktivitet vjen në këtë kuadër dhe është një plus, është dekor, është një mesazh qytetit. Dua të theksoj faktin që arti, kultura është një nga produktet më frytdhënës dhe më prezantues të një vendi, të një kombi, të një kulture. Në këndvështrim tim më shumë sesa fjalët e rëndësishme janë veprat që prezanton ekspozita. Përpjekja që ka bërë Galeria dhe kuratori është punë e lavdërueshme. Ndërsa fotografi nga Maqedonia Osman Demiri, tha se “Vlen të theksohet se është një punë dhe një bashkëpunim mjaft i rëndësishëm i Galerisë së Beratit veçanërisht i kuratorit Agron Polovina me artistë dhe me shoqata të ndryshme e galerinë Shqipëri, Kosove dhe Maqedoni”.
Artistët pjesëmarrës:
Hasan Nallbani - Tiranë
Llazar Myzeqari - Tiranë
Aleksandër Filipi - Tiranë
Agron Polovina - Berat
Albana Xhamallati - Tiranë
Aleksandër Vreko - Berat
Altin Tabaku - Berat
Andon Ziu - Berat
Anesti Taço - Fier
Aneta Petrovska - Shkup
Arben Alliaj - Fier
Ardian Fezollari - Pogradec
Arian Prifti - Berat
Bardhi Buza -Berat
Behar Ferhati – Tetovë
Bejtulla Zaimi - Gostivar
Arben Golemi - Tiranë
Biljana Angeleska - Shkup
Brilanta Kadillari - Tiranë
Dorina Arapi - Tiranë
Dritan Çoku - Berat
Edmond Kojani - Vlorë
Eduart Meço - Fier
Elisa Saraci - Berat
Ermal Mbrakulli - Berat
Fahredin Spahija - Prishtinë
Genci Kadriu - Fier
Reshat Ahmeti - Gostivar
Gazmend Muka - Tiranë
Genta Kushi - Berat
Gentian Zeka - Pogradec
Ilmi Mehmeti - Gostivar
Hristina Zafiroska - Shkup
Ikbal Kalaja - Shkodër
Ilia Buda - Berat
Ilmi Bani – Vlorë
Jak Serreqi - Vankuëer
Jani Kumati - Berat
Kastriot Dervishi - Berat
Llamba Dëna - Berat
Llambi Mita - Berat
Marijeta Sidoski - Shkup
Marsela Guga - Berat
Mustafa Arapi - Tiranë
Nezir Ago - Berat,
Olta Arapi - Tiranë,
Osman Demiri - Gostivar,
Pandi Lena - Fier,
Ritvan Aliti - Tetove,
Safet Spahiu - Gostivar,
Simonida Filipova - Kitanovs,
Vangjo Vasili - Pogradec,
Xheneta Kadillari - Tiranë,
Xhezair Rexhepi – Gostivar,
Shkelzen Rexha – Gjakove.
12 Janar 2010