Studimet e pjesshme, dalin fituesit për tri degët e Filologjikut
Jonida Tashi
Universiteti i Tiranës zyrtarizon emrat e fituesve të studimeve me kohë të pjesshme për tri degët e Filologjikut. Ditën e djeshme, ky Universitet ka publikuar fituesit e studimeve me kohë të pjesshme për tri degët e Fakultetit Histori-Filologji, ndërsa për Fakultetin e Drejtësisë janë publikuar listat e të gjithë aplikantëve, të cilët, mund të ankohen pranë këtij fakulteti për ndonjë pasaktësi në notat e tyre. Megjithëse në total numri i kuotave shtesë për Juridikun është 75 pranime, sërish për të vijuar studimet në këtë fakultetet numri i kërkesave ka qenë tepër i lartë. Konkretisht për fakultet të parë kanë aplikuar 332 kandidatë, ndërsa do të pranohen vetëm 30. Ndërkaq po kaq i lartë ka qenë numri i aplikantëve edhe për fakultetet të dytë, ku kanë aplikuar 405 kandidatë dhe do të pranohen vetëm pesë. Sipas afateve të vendosura nga Ministria e Arsimit, regjistrimet e fituesve do të kryhen nga data 11 në datën 14 janar, nga ora 08:00 në orën 16:00 pranë sekretarive mësimore.
12 Janar 2010