Ekspozita "Onufri 2009"/Sot në Galerinë Kombëtare, punimet e 31 piktorëve
Edhe piktura tregon historinë e një populli. Nisur nga ky rregull mund të shtrohet pyetja se si ka ndryshuar piktura shqiptare pas rënies së komunizmit. Janë 31 piktorë që në mbrëmjen e sotme do të ekspozojnë pikturat e tyre në galerinë e arteve, për edicionin e 16-të të "Onufri 2009". Ky edicion do të jetë i ve çantë nga vitet e tjera sepse çdo artist ka sjellë pikturën e vet pa ndonjë temë të caktuar, që sipas kuratorit Parid Teferici lejon liritë e çdo artisti.
Ekspozita "Onufri 2009" do të jetë e hapur deri në muajin shkurt të vitit 2010 ku në fund të saj do të shpallen edhe fituesit e këtij edicioni.