E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Partia Komuniste në protestë, kundër reformave fiskale

ATHINë- Dhjetra mijëra mbështetës të Partisë Komuniste marshuan sot përpara parlamentit grek në demostratën e rradhës kundër reformave fiskale. Kryetarja Aleka Papariga iu drejtua simpatizantëve përpara protestës, duke thënë se këto masa do te reduktojnë edhe më shumë standartin e jetesës së grekëve dhe po detyrojnë të varfrit të paguajnë borxhet e vendit.

Partia Komuniste votoi kundër planit financiar të qeverisë Papandreu dhe refuzoi të marrë pjesë në takimin e thirrur prej tij për arritjen e një konsensusi politik në vend. Protestuesit thirrën sllogane të shumtë kundër Bashkimit Europian dhe FMN-se, që sipas tyre, përfaqësojnë të drejtat e bankierëve dhe kapitalistëve e jo të punëtorëve. Me slloganin “Populli do ta gjejë zgjidhjen”, ata marshuan drejt ndërtesës së parlamentit duke kërkuar respektimin e të drejtave të klasës punëtore. Partia Komuniste dhe grupi i saj i sindikatave PAME kanë qënë në krye të demostratave që janë mbajtur në Greqi, që kur kryeministri Papandreu njoftoi masat e reja financiare me qëllim nxjerrjen e vendit nga kriza.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›