Ekspozita "Ringjallja e trashëgimisë" publikohet në hotel Rogner
"Ringjallja e trashëgimisë", quhet ekspozita që është shfaqur në ambientet e Hotel Rogner, ku paraqiten punimet kërkimore dhe grafike mbi disa pjesë të Trashëgimisë kulturore të Gjirokastrës. Gjithashtu është promovuar dhe libri i përkthyer në shqip "Udhëzues për menaxhimin e trashëgimisë kulturore botërore". Kjo ekspozitë është mundësuar nga dega në Shiqpëri e fondacionit suedez "Trashëgimia kulturore pa kufij". I pranishëm në hapjen e sajka qenë dhe këshilltari i kryeministrit për çështjet kulturore, arkeologu Neritan Ceka, i cili theksoi se duhet të mbrojmë Gjirokastrën dhe të gjitha objektet kulturore në vendin tonë nga degradimi dhe shkatërrimi i vazhdueshëm.
Përveç të tjerash në këtë ekspozitë janë paraqitur dhe projektet e restaurimeve dhe trajnimeve të qendrës historike të qytetit të Gjirokastrës, që mbrohet nga Unesco.
Ekspozita do të qendrojë e hapur për vizitorët deri në datën 18 prill.