Kosovë/ Thaçi: Lufta kundër korrupsionit, angazhimi kryesor
Kryeministri Hashim Thaçi i dorëzoi të enjten udhëheqësit të Zyrës ndërlidhëse të KE-së në Kosovë, Renzo Daviddi, përgjigjet e qeverisë së Kosovës në pyetësorin për marrëdhëniet tregtare me Bashkimin Evropian ndërsa premtoi angazhimin e tij në luftën kundër korrupsionit në vendin tonë.
"Thellimi i reformave, lufta kundër korrupsionit dhe elementeve të keqmenaxhimit, do të jenë angazhim i përhershëm i qeverisë së Kosovë", tha kryeministri Thaçi, duke shfaqur shpresën se së shpejti Kosova do të marrë edhe udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.
Thaçi u shpreh i vendosur që të gjithë ata që nuk kanë zbatuar ligjin, nuk do të kenë vend në institucionet e vendit, por, ai tha se sukses në luftë kundër korrupsionit, do të ketë vetëm atëherë kur do të ketë reforma në drejtësi.
"Nuk mjafton që të kemi sukses në luftë kundër korrupsionit nëse kemi vetëm betejë politike, të cilën jam duke e zhvilluar dhe udhëhequr, pa një sistem të drejtësisë të mirëfilltë dhe të reformuar. Por, mos prisni askush që të ndërhyj në sistemin e drejtësisë", ka thënë kryeministri.