Te shtena me arme zjarri ne Vore dy te plagosur
Gerald Çiku dhe Emanuel Ziri janë dërguar menjëherë në spitalin ushtarak, me plagë në trup, por sipas mjekëve gjëndja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në mesditë në një servis në momentin kur Çiku dhe Ziri kanë shkuar për të ngjitur një parakolp makine.
Policia identifikoi dhe është vënë në ndekje të Olsit Karagjozit, si autor i dyshuar i ngjarjes, i cili prej 4 mujash rezulton në kërkim nga policia.
Sipas policisë, objektiv i sulmit me armë ka qenë Çiku dhe motiv grindjet e vazhdueshme mes tyre.
Në mesditë ata kanë rastisur në në njëjtin servis dhe pa folur asnjë fjalë, Karagjozi është larguar me automjetin tip Tuareg dhe është kthyer brenda pak minutash duke qëlluar në drejtim të Çikut dhe Zirit.
I kërkuari konsiderohet problematik për policinë për shkak të disa ngjarjeve me armë
Në maj ka plagisur me armë Alfred Guçen, pronar i një lokali në rrugën Pandi Dardha në Tiranë dhe vjehrrin në fshatin Çezmelie të Shijakut, për shkak të një konflikti familjar, ngjarje për të cilat Karagjozi është ende në kërkim.