Loja me pensionet e ish-ushtarakëve
Teki Koka
Padyshim afatin kohor 1 Janar 2006 për shpërblimin e ish-ushtarakëve dhe zbatimin e ligjit nr 9418,datë 20/05/2005,e ka vendosur Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë me vendimin nr 9,datë 26/02/2007 dhe ky vendim është i formës së prerë e përfundimtare dhe i takon qeveris aktuale që ta zbatojë pa mëdyshje e me korrektësi dhe jo ta rrëzojë për mungesë të vullnetit politik e pa asnjë shkak ligjor dhe me arrogancë ekstreme dhe pengesa kryesore është vetë kryeministri Berisha,i cili në parlament është deklaruar kundër statusit ushtarak me qëllim hakmarrje maksimale si kundërshtar politik njëlloj si në komunizëm.
Pikërisht pas shqyrtimit të kërkesë padis së SH.K.U.L.P gjykata u shpreh: “Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë pranoj kërkesën e SH.K.U.L.P dhe vendosi shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të neneve 1,7(shkronjat a,b) dhe nenin 9 (që përcaktonte afatin e shpërblimit) të ligjit nr 9481,date 16/02/2006 “Për disa ndryshime në ligjin nr 9418,date 20/05/2005″ Për sigurimet shoqërore suplementare të ushtarakëve të F.A të RSH”,”dhe me ndryshimin e datës 1 Janar me dt 16 Prill 2006 kur ligji ishte në fuqi përbën cënim të parimit kushtetues të sigurisë juridike për rrjedhojë shkelet dhe parimi i shtetit të së drejtës”.
Por Berisha nuk e zbatoj kurrë dhe rrëzoi me arrogance vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr 9. dt 26/02/2007, duke miratuar në fund të mandatit qeverisës dhe ligjin nr 10142,dt 15/05/2009 “Për sig.shoq.supl të usht. të F.A të RSH” si ligji më diskriminues dhe antikushtetues, duke caktuar si datë shpërblimi 1 Korrik 2009 dhe pavarësisht se përbetohet për shtetin ligjor dhe zbatimin e ligjit si shtetar i lartë Berisha është simboli i mos zbatimit të ligjit dhe mos funksionimit normal të shtetit dhe aspak i së drejtës, ,por qeveria ligjin e zbatoj me vonesë për hakmarrje vetëm në vitin 2011,për ti vlerësuar ish ushtarakët dhe si debitorë ndaj shtetit.
Por Berisha nuk e zbatojë as vendimin e dytë të Gjykatës Kushtetuese nr 33 dt 20/06/2010 në zbatim të statusit të ushtarakut,i cili nuk mund të ndryshonte veten (vendimin nr 9) për të njëjtin objekt gjykimi,për rrjedhojë as dhe kohën e shpërblimit të tyre i caktuar prej 1 Janar 2006 sepse Berisha i urren maksimalisht ish ushtarakët. Patjetër e kundërta duhet të ndodhte sidomos me ish ushtarakët e F.A pas lirimit, ku politika duhej të kujdesej më shumë për integrimin e tyre në jetën shoqërore dhe jo të veproj me gjoja reformën në ushtri duke u hequr uniformave dhe të drejtën e profesionit e ushtarakut,e duke i flakur në rrugë të madhe pa asnjë mbrojte sociale.
Padyshim Berisha,nuk duhet të shfuqizonte dhe statusin e ushtarakut nenin 35 të tij ku mbi 15 vite shërbimi,shpërblimi do të shtohet vetëm me 1,5 % dhe jo me 2 % si më parë. Dhe të miratojë dhe aktin normativ nr 5 dt 10/11/2010 të qeverisë krejtësisht antikushtetues me qëllim zvogëlimin përsëri të pensionit të parakohshëm mujor deri në masën e pensionit minimal. Përkundrazi qeveria Berisha,duhet të miratoj vendimin për të përmirësuar më shumë shpërblimin e tyre,jo vetëm si anëtar i NATO-s prej 2008 por sepse ish-ushtarakët e meritojnë shpërblimin për vështirësitë, sakrificat dhe rreziqet që ata përballojnë gjatë kryerjes së detyrës për mbrojtjen e atdheut dhe jetës së qytetarëve.
Në zbatim të V.GJ.K Berisha duhet patjetër të anulojë menjëherë dhe aktin normativ të qeverisë së tij dhe ti shpërblejë ish ushtarakët qysh prej 1 Janarit 2006 dhe jo të ndaloj pensionin mujor si debitor. Sigurisht ish ushtarakët sot janë shumë të zhgënjyer me diskriminimin maksimal dhe përkeqësimin shumë më keq të statusit për zvogëlimin e pensionit parakohshëm mujor të tyre,pikërisht pas anëtarësimit në NATO të Shqipërisë,kur patjetër duhej të përmirësohej natyrshëm statusi i ushtarakut për vlerësimin dinjitoz të tyre.