Ekspozita e Pacit, Topalli: Pasqyrë e drejtësisë në fije të perit
TIRANE- “Ka njerëz të gjallë që janë të vdekur dhe të vdekur që mbeten gjithmonë të gjallë”. Me keto fjale eshte shprehur Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli pasi ka vizituar ekspozitën e piktorit të njohur Gjovalin Paci, në Muzeun Kombëtar.
E titulluar Jetë e humbun, ekspozita e piktori Paci frymëzohet nga kujtimet e dhimbshme të intelektualit erudit Ejëll Coba, i cili vuajti shumë vite në gulagët e burgjeve komuniste.
Mbi 100 punime të teknikave të ndryshme, vijnë me simbolikë të fortë mes penelatave të zbehta të Pacit, për të përcjellë dhimbjen, vuajtjen e individit, të njerëzve dhe të gjithë shoqërisë në diktaturë.
I nxitur nga idetë, filozofia dhe misioni i mundimshëm i Ejëllit dhe plejadës së tërë intelektualëve shqiptarë, të persekutuar gjatë diktaturës, vijnë në kompozimet, instalacionet e piktorit si elementë të memories kolektive.