E Diel, 1 Nëntor 2026

Skënderbeu, për herë të dytë radhazi kampion i Shqipërisë

Ekipi kampion i "Skënderbeut", foto arkiv

POGRADEC-Skuadra korçare e futbollit, Skënderbeu, është shpallur sot kampion i Shqipërisë për të tretën herë në historikun e vet, trofe të cilin e fiton për të dytin vit radhazi.

Një sukses i firmosur përfundimisht në Pogradec, me fitoren e kuqebardhëve në derbin e fqinjëve, duke i dërguar automatikisht një kategori më poshtë liqenorët, por festa dhe dorëzimi i titullit do të zhvillohet nesër në stadiumin e Korçës, ku do të jenë të pranishëm edhe drejtuesit më të lartë të FSHF-së.

Këta të fundit, Duka me dy ndihmësit, Kasmi dhe Nuri, ishin të shtunën në Gjirokastër për të laureuar Luftëtarin, si kampion të Kategorisë së Parë.

Skuadra gjirokastrite do të jetë pjesë e Superiores edicionin e ardhshëm, së bashku me Kukësin, i cili i mbiejtoi transfertës me lushnjarët. Nga Superiorja zbresin direkt nga kategoria Dinamo dhe Pogradeci, ndërkohë që në play-off shkojnë Tomori, Apolonia dhe Kamza.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›