E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çfarë mund të mësojnë gjermanët e pasur nga Shqipëria?

Share

Nga Ulrike Rupel, BZ

Sapo jam kthyer nga Shqipëria. Një vend, që është shumë më i bukura nga sa e imagjinojmë ne (dhe shumë më i korruptuar nga sa e imagjinojmë ne). Banorët janë modestë, të këndshëm dhe sekularistë bashkëkohorë. Por ajo që më bëri shumë përshtypje është se ata janë të entuziazmuar nga gjermanët. Nuk ka rëndësi nëse është kryebashkiak apo kalimtar, ata vlerësojnë shumë faktin që jemi të zellshëm, të përpiktë dhe dashurojmë rendin dhe disiplinën. Bashkëudhëtarët e mi dhe unë shohim njëri- tjetrin në mënyrë kuptimplotë. Por ne nuk mund tua shkatërrojmë iluzionet dhe kështu shqiptarët do vazhdojnë ti quajnë fëmijët e tyre Georg apo Angela…

Sepse ne të gjithë e dimë: rendi dhe disiplina në Gjermani nuk është aq i mirë sa besohet jashtë. Për këtë arsye edhe dhoma e tregtisë e Gjermanisë ka shtuar më tej kërkesat për ata që aplikojnë për punësim. Kur një aplikues ka më pak njohuri për gjermanishten dhe matematikën, ai është më i angazhuar dhe më i përpiktë. Dhe unë jam e mendimit se me zell dhe disiplinë mund të vijnë automatikisht dhe dijet për gjermanishten dhe matematikën. Jo pak shqiptarë flasin gjermanisht më mirë se disa berlinezë- thjesht sepse këta janë të mbushur me të. Ndërsa ne rrimë në qetësinë tonë dhe kujdesemi që të ruajmë këto paragjykime, shumë europianolindorë po bëjnë gjithçka për të arritur diçka për veten. Ndoshta pas njëqind vjetësh do flitet për virtytet shqiptare dhe jo për ato gjermane? Nuk duhet të çuditemi. Ju si mendoni?

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›