E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspozita e pedagogeve te arteve

Udhet qe pershkojne mund te jene te ndryshme por ne fund te dergojne ne te njejtin destinacion qe ne kete rast eshte arti. Po flasim per rrugetimet e ndryshme qe kane ndjekur pedagoget e Artit Pamor ne Akademine e arteve. 20 pedagoget qe se pari jane artiste komunikojne artin dhe rrugetimet e tyre per tek ai me nje ekspozite te perbashket e cila vjen ne kuader te projektit Qyteti i Artit.

Mendoj se vete ajo se cfare perfaqesojne ne vetvete te gjithe koleget e mi me reputacionin artistik gjen me se miri misherimin ne kete ekspozite te sotme dhe pse jo dhe ne te tjera qe do pasojne me pas thote Petrit Malajhellip.rektor i Akademise se Arteve.

Organizatori i ekspozites pedagogu dhe skulptori Genc Mulliqi tregon se ne ekspozite kemi te bejme me pervoja dhe eksperienca backgrounde te ndryshme krijuese pra me nje diversitet sa i takon anes artistike dhe nje diversitet sa i takon dhe koncepteve.

Ajo qe eshte interesante dhe pasqyron pikerisht akademine tone te arteve te bukura eshte diversiteti qofte i teknikave ose i koncepteve tha Genc Mulliqihellip.kurator/ skulptor.

Ajo qe konsiderohet si mjaft e vecante tej prezantimit te puneve ne teknika dhe stile te ndryshme eshte vendosja e nje komunikimi me te drejperdrejte edhe me studentet. Lidhja qe krijohet midis artistit dhe pedagogut eshte nje lidhje ombelikale sepse nje artist i mire nuk eshte e thene qe te jete nje pedagog i mirepo besoj qe kesaj radhe eshte qelluar qe artistet e mire te jene dhe pedagoge shume te mire u shpreh piktori Gazmend Leka. Kjo ekspozite eshte nje pasqyre e ndertimit te akademise se arteve e cila ofron pamje te ndryshme ne aspektin e eksperiencave te artit pamor.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›