Gjuhetaret vodhen eterit franceskane fjalorin e Gazullit
Raste te konfiskimit te leksikut dhe folklorit gege
Age percaktohet si burre trim bashkeluftetar me heroin gjithnje ne epiken legjendare dhe ilustrimi i saj behet me shprehjen aget e Jutbines. Jutbine nga sllavishtja Utbina nje krahine ne Bosnjen Veriore eshte shtepia e heronjve myslimane boshnjake ne lufte me te krishteret ne nje cikel kengesh legjendare boshnjake qe himnizojne fitoret e ketyre heronjve mes te cileve vellezerit Mujo dhe Halili jane vecanerisht me kryesoret. Nje cikel kengesh epike legjendare i ngjashem me te u gjet ne Kosove dhe ne Shqiperine e Veriut. Keto cikle kane te njejtin toponim dhe pothuajse te njejtin antroponim cikli shqiptar zakonisht njihet si cikli i Mujit e Halilit jane krijuar ne te njejtin dhjeterrokesh si dhe shoqerohen kur kendohen me te njejten vegel e cila ne serbo-kroatisht quhet gusla kurse ne shqip lahute. Studiues te shquar Alois Schmaus Max Lambertz Fulvio Cordignano Stavro Skendi qe krahasuan kenget epike legjendare shqiptare dhe boshnjake erdhen ne perfundimin se te dy keto cikle vijne themelisht prej te njejtit cikel i cili zuri fill ne Bosnje dhe duke shtegtuar drejt Jugut per ne Kosove e pastaj per ne Shqiperi te Veriut pesoi ndryshime qe pasqyrojne psikologjine dhe kushtet shoqerore te rapsodeve e te publikut te tyre. Studiues shqiptare duke ia filluar prej mbledhesve te pare te kengeve epike legjendare eterve franceskane Palaj dhe Kurti pretendojne se cikli shqiptar eshte me i vjeter. Teza e tyre mbeshtetet kryesisht te prania ne to e elementeve josllave dhe sidomos e nje mitologjie pagane animiste. Teza iliriane e tyre ka gjetur nje perkrahje te vecante tek studiuesit shqiptare deri ne ate pike sa edhe studiues te rysun te folklorit i shmangen pranimit te se vertetes. Etniciteti shqiptar i ciklit eshte bere nje lloj dogme ne Shqiperine staliniste. Nje numer i koheve te fundit i revistes Kultura popullore shqiptare i kushtohet plotesisht epikes legjendare shqiptare. Artikujt merren krejt me nje ilustrim Muji shkul peme shekullore ne te cilin heroi herkulean me fytyren e pajisur me nje pale mustake sa briret e nje bualli shihet i mberthyer trup-me-trup me nje peme gjysme te shkulur. Nderkaq duhet te terheqim vemendjen se sevdaja staliniste-shqiptare me epiken legjendare eshte nje zhvillim relativisht i vone. Duke pasur parasysh ngarkesen e forte antisllave te ciklit ajo nuk mund te kultivohej e te ngrihej lart gjate periudhes se kujdestarise jugosllave te Shqiperise. Por as mund te njihte lulezim gjate periudhes kur vendi ishte protektorat sovjetik pasi Bashkimi Sovjetik dominohej prej Rusise gjithashtu nje komb sllav. Vetem pas prishjes me Bashkimin Sovjetik mbreteria shqiptaro-staliniste e leshoi pa asnje fre antisllavizmin e vet. Dhe tani shtypi shqiptar propagandon me zell tezen e eterve franceskane duke u bazuar ne botimet e tyre te kengeve heroike te cilat vertet permbajne disa prej kompozimeve me artistike te folklorit poetik. Numri ne fjale i revistes eshte shume bujar me citime prej ketyre botimeve. Por askund nuk shoh emrat e mbledhesve. Si keshtu Palaj qe pushkatuar dhe Kurti u zhduk ne njefare menyre duke pesuar keshtu fatin e ipeshkev Prenushit dhe te shume pjesetareve te tjere te urdhrit franceskan.
Njeriu indinjohet thelle me studiuesit shqiptare qe u referohen teksteve qe u heshtet autoresia sepse autoret e tyre jane njerez te ekzekutuar. Pergjigjja e tyre Keta njerez te denuar si armiq te popullit nuk meritojne tua zesh emrin ne goje. Populli shqiptar qe vuajti prej sjelljes se tyre tradhtare i fshiu njehere e mire prej Regjistrit te Gjendjes Civile duke u mohuar jo thjesht ekzistencen por edhe cdo mbijetese ne kujtese. Ata jane here jo-persona. Si te tille ata kane humbur gjithcka qe kishin futur ketu libra e doreshkrime te dala prej dores se tyre te cilat iu dorezuan popullit te cilit faktikisht edhe i perkasin. Kur njeriu humb qenien e vet si person automatikisht e drejta e tij e pronesise pushon se ekzistuari sepse eshte krejt e paimagjinueshme qe pronesia te ushtrohet prej nje personi qe nuk ekziston me. Po a nuk duhet te bejme njefare dallimi mes prones materiale e asaj shpirterore Sigurisht qe jo. Librat e doreshkrimet jane po aq materiale sa cdo gje tjeter. Ata mund te shiten e te blihen si karramanet e bukes. Buka ushqen trupin librat intelektin. Shih punonjesit e krahut e te mendjes ne Shqiperine socialiste. Rrogat e tyre kane ndermjet nje ndryshim fare te vogel dhe ky ndryshim do te zhduket se shpejti sapo socializmi te hyje ne stadin e komunizmit. Duhet pranuar se ketu ka nje logjike qe i perfshin te gjitha. Na gjendemi perballe nje tjeter forme por me te sofistikuar te shpronesim-pervetesimit kjo quhet konfiskim i intelektit.
Lexuesi mund te kete nevoje per nje shpjegim te metejshem per ta kuptuar se pse age fjale e cila nuk del ne fjalorin e Cipos shfaqet te ai i Kostallarit. Kjo fjale qe i perket glosarit te ciklit epik shqiptar te kreshnikeve i shton vezullim tradites se shkelqyer te popullit shqiptar anipse kreshnik ka etimologji sllave prej krajisnik luftetar i vijave kufitare. Ky huazim sllav natyrisht i pashpjeguar si tille eshte pervetesuar ashtu si puna e mbledhesve te ciklit heroik.
Shembujt e dhene tregojne se fjalet gege si forma gege jane futur ne fjalorin e ShNjL-se sa here qe e kerkonte parimi ideo-shkencor. Pame gjithashtu se ne dhjete faqet e para te fjalorit dalin 17 fjale gege-e-vetem-gege abe avis acar dhe 7 fjale te prejardhura ader dhe nje e prejardhur af aferina agershak dhe agmi. Prej nga vijne keto fjale Ato vijne prej skedarit te pasur kombetar tashme te themeluar gjate viteve te pushtimit fashist si dhe prej fjaloresh te ndryshem te bazuar ne gegerisht aferina eshte neologjizem. Leksikografia shqiptare e bazuar ne gegerishten eshte me e vjeter dhe me e pasur sesa gjegjesja e saj toske Bardhi 1635 Rossi 1866-1975 Kujundxhic 1902 Kristoforidhi 1904 Bashkimi 1908 Busetti 1911 Arbanas 191 Weigand 1913 Von Godin 1930 Cordignano 1934 dhe 1938 Gazulli 1941 Dancetovic 1947 Mann 1948 Baric 1950 Dobroshi 1953 Lambertz 1954. Fjalori i Hahn-it 1853 per te dyja dialektet. Leksikografia toske perfaqesohet prej Kavalioti 1770 Bocari 1809 Tasi 1928 Lacalendola 1936 Leotti 1937 Tase 1941 Cipo 1954 Kostallari 1951 dhe 1954 Drizari 1957 dhe Giordano 1963 si dhe nje numer fjaloresh dygjuhesh te botuar ne Tirane pas fjalorit te Cipos te gjithe te bazuar ne kete veper duke perfshire edhe nje fjalor rusisht-shqip i hartuar edhe ky prej vete Kostallarit 1959. Sado e cuditshme qe mund te duket por Fjalori i ShNjL-se jo vetem qe i kalon me heshtje burimet leksikologjike te shumices se fjaleve te perfshira ne te por nuk ka asnje liste fjaloresh te meparshme te shqipes si dhe emrat e autoreve te tyre. Ne rastin e Gazullit ne vecanti prej fjalesh te rralle ne vecanti prej fjalorit me fjale te rralla gege prej te cilit leksikografet kane korrur fjale me grushte pa marre parasysh faktin se ky prift katolik dioqezian ishte njeri prej viktimave me te hershme te perndjekjes fetare stalinisto-shqiptare mosnjohja e prurjeve te tij perben nje tjeter rast specifik te pervetesimit me ane te konfiskimit.
Pasurimi i Fjalorit te ShNjL-se me fjale gege
Le te shohim permes nje numri shembujsh se si leksiku gege ka qene manipuluar prej autoreve te Fjalorit te ShNjL-se
- Mund te gjesh vetem pak fjale gege-e-vetem-gege te cilat mund te kalojne lehtas si gege-e-toske perderisa ato tingellojne dhe shkruhen njelloj ne te dyja dialektet. Te tilla jane amull arsye Buzuku prej lat. rationem attne bestyte bubazhel coj gafdrre lyth i e kthjellet kushtrim mushice myje pale shkarravis treve veder sllav zhyter. Keto fjale jane futur sepse te barasvlershme me to ne toskerisht nuk ka.
-Nje mori fjalesh gege-e-vetem-gege jane prekur lehtas per ti sjelle ato ne perputhje me drejtshkrimin e ShNjL-se. Keto ndryshime kane te bejne me heqjen e shenjave diakritike me mbaresat -ue dhe -ye si dhe ne te tjera dukuri te cilat do te diskutohen pas pak me hollesi. Ketu kam nje liste fjalesh te kesaj kategorie abe del si abe asgjamangut del asgjemangut birnuer si birnor buj si buj domethane si domethene fruer si fror kuj si kuj i latuem si i latuar maj si maj mazdrak si mezdrak mej si mej ie mekun si ie mekur ie melmyem si iemelmyer mori si mori palavi si palavi kercyell si kercell plang si pleng praj si praj tjegullabames si tjegullaberes neologjizem ky upri si upri vadis si vadit varrepambyllun si varrepambyllur.
-Kane hyre ne fjalor gjithashtu edhe shume fjale gege qe e kane gjegjesen toskerisht por qe jane me teme ndryshe. Ndersa Fjalori i Cipos i fut rregullisht fjalet e kesaj kategorie sikurse edhe u pa tek Fjalori i ShNjL-se i shohim vetem tek-tuk. Por numri i tyre eshte mjaft i konsiderueshem madje edhe me i madh se numri i fjaleve te kategorise se meparshme. Te tilla jane arnoj/ i mballos gr. cofi/ i ngordhi it. dokerr pallaver/ dengel gjepur ende/ akoma fergoj / tiganis fultere / tigan kercenoj / kanos it. kob sllav / menxyre kopil / dobic kurthe / gracke dhokangr.mekem /vilanosem meqik sovajke / drugez mulla/ qipi nderroj /kembej it pavode / pallua pullaz/ cati turq rrakel / rrodhan stervine sllav. / kerme shillige / neperke turr / vrull vegje / avlemend rreshqanthi / zvarre.
-Futja e fjaleve nga ana e ShNjL-se eshte me pak bujare se Fjalori i Cipos ne futjen e fjaleve gege qe paraqesin nje ndryshim te lehte ne te shkruar prej gjegjeseve te tyre toske. Tashme cituam nje numer te tille fjalesh si p.sh. sqap / cjap barke / varke. Ketu kemi edhe nje pakice bale / balsam kacamill / kermill klluke / kllocke sterpik / sperkat shitoj / shajtoi zhubloj / zhubros.
Futja e nje fjale gege perbri variantit te saj toske perben kulmin e leshimit ne plus ultra te bere nga ShNjL-ja per leksikun gege. Kesaj i bie qe te thuash se materiali leksikor dhe frazeologjik qe pason do te perfaqesohet vetem me trajten toske sepse fjalet gege dhe frazeologjia jane perpunuar prej makinerise se ShNjL-se bukur shume sipas menyres qe perpunohet mishi per tu bere mortadele hamburger suxhuk e salsice si dhe te tjera lloje sallamesh.
Toskezimi i leksikut gege
Perpunimi fillon me eliminimin e shenjave diakritike gege. Meqe do te na merrte shume kohe numerimi i kategorive te ketij procesi eliminues ne do te perqendrohemi vetem te nje shembull permbledhes. Fjalori rreshton 7 fjale re re-ja grumbull i madh avujsh uji qe noton ne qiell re-ja nota e dyte muzikore re-ja nusja e djalit re pamje dukje e shenuar si krahinore re lejim urdher e shenuar si fjale e vjetruar e re trajta feminore e mbiemrit i ri dhe e re lajm i paditur em. sikurse del te shprehja lsquocte re ka sot Ti leme menjane homonimet krahinore dhe te vjetruara si dhe ate qe ka kuptimin lajme ose te reja e cila eshte trajta e substantivuar e e re. Tashti kemi mbetur me 4 homonime qe jane edhe homografe. Drejtshkrimi gegoverior i ketyre kater fjaleve eshte re note muzikore e re perkunder e vjeter re nusja e djalit kjo fjale edhe pse nje mbiemer i siperthene ka kuptim krejt te ndryshem si edhe re-ja. Te njejtat fjale qe jane homonime ne toskerisht nuk jane te tilla ne gegerisht sepse dallohen ndermjet tyre fonologjikisht per sa i takon gjatesise e nazalitetit te e-se. Shembuj te tjere kemi T qe folja jam e kryer e thjeshte si dhe qe shumesi ka perkundrejt G qe dhe qe T vere stine dhe vere pije perkundrejt G vere dhe vene T lere pisllek dhe lere pjesore e lej perkundrejt G lere dhe leme.
Dhe sapo kemi ndeshur nje tjeter shembull domethenes Mann-i shkruan shi mu shi reshje shi zverk Cipoja e ka shi shi shi kurse Kostallari shi shi. Mann-i i ben te dallueshme kuptimet e te tria fjaleve me ane te shenjave diakritike Cipoja e dallon kuptimin e fjales se fundit me ane te hundores ndersa Kostallari i cili e la jashte fjalen e trete nuk ben dallim mes te dyjave por i merr per homonime. Pra homonimia ne vend qe ta pasuroje dhe spastroje leksikun e nje gjuhe e varferon ate fono-morfologjikisht e per me teper krijon konfuzion semantik. Keto mangesi mund te ndreqeshin vetem duke iu drejtuar drejtshkrimit gege te pakten per raste si ato te mesipermet. Kesisoj stonimi do te ishte me pak i dukshem sesa ne rastin kur GjNjL pervetesoi prapashtesat gege -ues dhe -ueshem aq me teper kur toskerishtja e ka gjatesine e mesme te zanoreve dhe nje nazalitet te dobet te e-se e kur prapashtesat -ues dhe -ueshem jane kryekeput te huaja per sistemin fono-morfologjik te toskerishtes. Adoptimi i shenjave diakritike te gegerishtes te pakten ne disa raste specifike vetem do ta kishte permiresuar sistemin drejtshkrimor te GjNjL-se. Por kjo gje nuk kishte si te ndodhte se gjuhesia staliniste shqiptare nuk pranonte huazime te metejshme prej gegerishtes sepse i konsideronte ideologjikisht te demshme.