Pipa denoncon Eksperimenti i Kostallarit donte te zhdukte shqipen

Real-Kultura/ Arshi Pipa mberrin ne kulmin e denoncimit ne librin Politika e gjuhes ne Shqiperine socialiste botimet Princi kur krahason fjaloret dhe studion pasurimin e shqipes me trajta mbidialektore duke zbuluar jo vetem vjedhjen qe u eshte bere eterve franceskane fjalorit te Gazullit etj. por tregon idene e madhe qe donte te zbatonte Kostallari zhdukja e shqipes ne gjuhe stalininternacionaliste. Per here te pare njihemi me dukurine e vjedhjes qe gjuhetaret shqiptare i bene trashegimise duke bashkepunuar ne pasurimin e Fjalorit te ShNjL-se.
Dhe keshtu i dolem balleperballe fjalorit te Kostallarit ketij monumenti te ShNjL-se dhe te shkences shqiptare te gjuhesise. Me kete fjali Arshi Pipa mberrin ne kapitullin IV te Politikes se gjuhes ne Shqiperine socialiste pasi ka treguar gjendjen e gjuhes deri ne lsquo89 ku gegerishtja quhej praktikisht e vdekur dhe me pas ka polemizuar perballe fakteve dhe skemes se ne kurriz te gegerishtes u themelua gjuha e njesuar staliniste. Momenti me i dhimbshem qe na ka prezantuar Pipa ka te beje me gjuhetaret me integritet shkencor si rasti i Cabejit ndersa realiteti me i eger perfshin rastet e eliminimit te gjuhes se armikut te klases ku Fishta Camaj u hoqen qafe jo vetem politikisht por nga gegerishtja e te qenit katolik.
Spastrimet ishin ne dore te Kostallarit qe ndertoi sipas egos se tij dhe pseudoshkences staliniste nje fjalor te shqipes nen disiplinen ushtarake me qellimin final fshirjen nga faqja e dheut te gegerishtes letrare. Ku ushqehej origjina e prejardhjes pasuria e te folmes dhe mbi te gjitha mbijetesa e gjuhes shqipe ne vetvete Tezat e Pipes na zbardhin te panjohurat e koniunktures komuniste ku pas tyre u strehuan emra gjuhetaresh qe jane edhe sot por te strukur te cilet ende nuk jane prononcuar per gjithe kete produkt monumental te Kostallarit mbi shqipen. Por perkundrazi nga fjalori i 82t apo lsquo84 ose me larg te pakten nga koha kur famekeqi Kongres i Drejtshkrimit i vuri vulen perfundimisht rrenimit te perkohshem te gegerishtes ndash asnje gjuhetar i nomenklatures komuniste qe mbajne katedrat dhe pasuruan gjoksin me dekoratat nga puna frymezuese ideo-shkencore te udhehequr nga Partia ndash nuk eshte prononcuar se cfare ka ndodhur ne nje hark prej 11 vjetesh Permbysja e shqipes standarde deri tani shihej si herezi sikur shqiptareve do tu rrezikohej e drejta per te folur. Akoma kane frike njerezit se mos standardi u heq te drejten per te qene shqiptare. Ky eshte injektimi per te cilen na flet Pipa se do te kalojne edhe tre breza dhe do te jete e veshtire dalja nga gjuha qe ngriti diktatura
Ndersa tani eshte vleresuar si kohe ideale per ti rrahur keto debate dhe tosket te shkruajne toskerisht pa gegerishten neper kembe dhe geget te flasin e shkruajne gegerishte letrare. Prandaj njohja e opinionit publik me cfare ndodhi ne 40 vite te diktatures se gjuhes permes librit te Arshi Pipes eshte tronditese. Njihet e verteta qe ka ndodhur por shihet gjithnje e me qarte burracakeria e njerezve qe e mbajten te instaluar aq gjate. Zeri i Pipes ka qene i vetem jashte kufijve ne perballje me diktaturen. Koha kur u botua libri i tij ishte fundi i diktatures kur iu vu litari i fundit poetit Havzi Nela. Nga tensioni i librit duket qe Pipa e ka vuajtur tmerresisht shume jo vetem faktin e terrorit qe diktatura krijoi mbi njerezit por edhe pamundesine dhe friken qe kishin per te thene te verteten ndonje perpjekje te brendshme per ta rrezuar.
Eumlshte sa ironike therese dhe tronditese kur Pipa thote per Kostallarin se ishte monumenti i ShNjL-se duke folur se vertet fjalori ishte monumental prej 2273 faqesh qe perfshin 41 mije fjale. Kjo disipline ushtarake kishte nga pas edhe emra te tjere. Ne kete liber sigurisht qe studiuesi nuk ben asnje lloj kompromisi nuk kishte parasysh sa jete do te kishte kur do te permbysej diktatura e kush do te qellonte gjalle pas daljes nga komunizmi si mendesi psikologji e distancim politik nga e shkuara vetem duke u deshmuar. Por kurre duke u fshehur serish kete here per shpetimin e vetes jo pervetesimin e intelektit te te tjereve. Nuk kursehen emra ne kete liber e verteta thuhet perballe.
Ne paranteze Pipa jo pa qellim rreshton emrat qe e pergatiten fjalorin e famshem te diktatures ne krye Androkli Kostallari kryeredaktor gjuhetari Jani Thomai Xhevat Lloshi dhe Mico Samara redaktore Josif Kole Paloke Daka Pavli Haxhillazi Hajri Shehu Ferdinand Leka Emil Lafe Kornelja Sima Thanas Feka Beatrice Keta dhe Agim Hidi bashkepunetore.
Nga parimet e permendura deri tani nga libri i Pipes ne te katertin kapitull ai hyn ne labirinte te tjera te erreta te komunizmit ne gjuhesi se si pasurohej ShNjL kryesisht ne kurriz te leksikut dhe frazeologjise gege. Pipa thote se duke futur nje numer minimal tiparesh strukturore te duhura per te perplotesuar strukturen e toskerishtes ndersa mbetej jashte pothuaj krejtesisht struktura me e pasur e gegerishtes ShNjL ne fakt ka varferuar gramatiken shqipe. Per ta konkretizuar kete Pipa merr ne krahasim kater fjalore te Kristoforidhit te Mann-it Cipos dhe Kostallarit. Nga kjo analize konkrete Pipa vecon se nga kater fjaloret i Kostallarit eshte me pak i perfshire dhe me pak i sakte. Ne pergjithesimin qe ben studiuesi duke marre tre shembuj nga fjalori del se ne ato pak fjale qe konkretizon shprehjet idiomatike jane te perziera trajtash gege e toske ku ka edhe raste te trajtave te toskezuara gege. Pipa konstaton shume shembuj te tille ku trajta gege jane toskezuar.
Per te pare se si keto trajta jane perdorur Pipa krijon nje statistike me 10 faqet e para te fjalorit te Kostallarit dhe konkluzioni krijohet nje rubrike e re me fjale te pasigurta te paqarta per studiuesin qe nuk figuronin ne asnje fjalor. Keto neologjizma ekzistojne vetem ne fjalorin e Kostallarit te cilat Pipa i zbulon si fjale te krijuara gjate periudhes socialiste ne Shqiperi te krijuara si duket nga vete autoret. Ndersa veren ne kete statistike te shpejte se ka nje shperpjesetim te madh te fjaleve nderkombetare qe zene nje vend me te madh se ato vendase shqiptare te marra se bashku toske e gege. Po kete kontroll Pipa e ben per verifikim edhe tek fjalori i Cipos dhe rezultati 54 fjale nderkombetare te Kostallari 101 fjale nderkombetare te trajtuara si produkt i leksikografise mbidialektore te vleresuara mbisunduese gjate nje cerek shekulli ne Shqiperine socialiste. Pipa kontrollon edhe fjalorin e Mann-it ku gjen vetem 14 fjale nderkombetare krahasuar me dy fjaloret e mesiperm Pipa verteton tezen e tij se ka prirje te dukshme per te fshehur prejardhjen e huazimeve te Kostallari. A nuk deshmon perqindja derrmuese e fjaleve nderkombetare ne pasqyren time statistikore per dhjete faqet e para te monumentit te shkences staliniste shqiptare se ndodhemi perpara nje ashku te kulluar internacionalist Gjithkush mund te beje dallimin mes nje internacionalizmi te kulluar dhe atij qe fare mire mund te quhet stalininternacionalist. Ky eshte pervetesim - thote Pipa - i ngjashem me marrjen dhe moskthimin e huave. Dore e lire e pervetesimit te materialit gjuhesor pa permendur gjekundi burimin. Komunizmi duket se kishte qellim te ngrinte Babelin e gjuhes staliniste ne tipologji diktati si me shqipen. Pipa shtron pyetjen Si ka mundesi qe fjalet e huaja u shtuan nga fjalori i Mann-it ne trefish tek Cipo e pastaj dyfish te Kostallari Me shkronja te medha shpjegimi i studiuesit eshte
Duke pesuar impulsin e stalininternacionalizmit ekipi i Cipos eksperimentoi me materialin gjuhesor ekstraterritorial dhe per shkak te prestigjit te ekspertizes se tyre futen ne fjalor vetem nje pakice fjalesh internacionale. Shefi i ri duke pilotuar ekuipazhin e vet me ekstensiv eksploroi me tutje terrenin e Fjalorit Nderkombetar te Shkences inspektoi dhe spastroi ekstraktin ekzistues i inkurajuar prej nomenklatures prepotente staliniste shqiptare i siguroi ekspansion nomenklatures tashme ekzistuese shqipinternacionaliste deri ne ate pike sa pesoi inflacion. Ndersa Pipa e lidh gjithe kete zinxhir me pervetesimin e intelektit qe ndodhi ne kater dekada. U zhduk nje pasuri e madhe fjaloresh nga qarkullimi autore e vepra ndersa studiuesi na thote se Fjalori i Kostallarit me bashkepunetoret e tij i perdoren bashke me mbledhesit e fjaleve te reja pa shkruar burimin emrin ku nuk mungoi edhe pushkatimi me pas nga diktatura. Zhduket puna e eterve franceskane fjalori i Gazullit nuk eshte folur asnjehere per fatin e fjalorit me te pasur te Mustafa Krujes kete Pipa nuk e permend ose nuk e njeh si rast as Genc Leken qe pasuronte skedaret e Kostallarit gati per fjalor pa iu permendur asgjekund emri. Per kete arsye ku nuk mbante me absurdi dhimbja urrejtja fyerja nga vjedhja qe i behej intelektit Pipa shprehej Njeriu indinjohet thelle me studiuesit shqiptare qe u referohen teksteve qe u heshtet autoresia sepse autoret e tyre jane njerez te ekzekutuar. Pergjigjja e tyre Keta njerez te denuar si armiq te popullit nuk meritojne tua zesh emrin ne goje. Populli shqiptar qe vuajti prej sjelljes se tyre tradhtare i fshiu njehere e mire prej Regjistrit te Gjendjes Civile duke u mohuar jo thjesht ekzistencen por edhe cdo mbijetese ne kujtese. Ata jane here jo-persona.