BSH hedh në treg valutë për të frenuar zhvlerësimin e lekut
Monedha vendase leku vazhdon të humbasë pikë në tregun e këmbimit valutor kundrejt monedhave të huaja euro dhe dollarit. Për t‘i paraprirë këtij procesi, Banka e Shqipërisë ka bërë dje ndërhyrje me instrumentet e saj në treg, duke ndikuar në frenimin e zhvlerësimit të lekut. Agjencitë valutore u deklaruan dje se BSH shiti një sasi të konsiderueshme valute me qëllim shtimin e saj në qarkullim. Ky veprim synon të ekuilibrojë deri diku kërkesë-ofertën në tregun e këmbimit dhe të balancojë vlerën e monedhave. Si pasojë, euro ka pësuar një rënie dje prej 0.5 lekëve kundrejt një ditë më parë. Rënie ka pësuar edhe dollari si pasojë e ecurisë së bursave ndërkombëtare, në këto të fundit euro është forcuar duke u këmbyer me 1 dollar e 29 cent. Ndërkohë në agjencitë e këmbimit monedha amerikane blihet me 101.5 lekë dhe shitet me 102 lekë, ndërsa euro tregtohet me 130.8 lekë në blerje dhe me 131.3 lekë në shitje. Agjentët në tregun e këmbimit shpjegojnë se gjatë ditëve të ardhshme, pritet një rënie e mëtejshme e euros për shkak së ndërhyrjes në treg të Bankës së Shqip