Ekspozitë me rastin e 13-vjetorit të çlirimit të Kosovës

Momenti kur ushtari i parë i Natos shkeli Kosovën është sjellë 13 vjet më pas në një ekzpozitë ideuar në formën e përvjetorit të clirimit të trojeve shqiptare.
Gazetarja Mirela Oktrova ka përzgjedhur fotot e shkrepura prej saj në luftën e Kosovës duke i ekspozuar si dhuratë për Kosovën nën titullin "Fate në luftë" të ndarë në katër pjesë.
Edhe pse fotot nuk janë artistike apo të nje cilësie të mirë, shprehet dëshmitarja e luftës "Oktrova" ato janë fragmente reale nga drama e luftës të cilat sjellin në mënyrën më origjinale portrete dhe personalitete njerëzore duke ruajtur anonimatin. Ekspozita e cila përmban rreth 110 fotografi është vendosur në Muzeun Historik Kombëtar.