E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspozitë dhe album fotosh, 'Shqiptarët e suksesshëm në Greqi'

SELANIK - Shqiptarët e suksesshëm të Greqisë, do të nderojnë këtë herë Shqipërinë, përmes ekspozitës dhe albumit fotografik të realizuar nga fotoreporteri i njohur Roland Tasho. 

Fotografi ka udhëtuar më parë në Itali, Zvicër, USA, Francë ku janë fotografuar shqiptarët që me punën dhe talentet e tyre kontribuojnë në këto vende, por edhe për lartësimin e imazhit të Shqipërisë. 

Tani radhën e kanë sukseset shqiptare në Greqi, vend që ka pritur mijëra e mijëra bashkatdhetarët tanë, të cilët me sakrificat dhe punën e tyre nderojnë veten, familjet e tyre, por gjithashtu përfaqësojnë dhe nderojnë vendin tonë, Shqipërinë. 

Mbështetur nga ambasada greke në Tiranë dhe Ministria jonë e Kulturës, fotoreporteri Roland Tasho po realizon këtë projekt, që do të formësohet një një album dhe një ekspozite fotografike, për të njohur me mirë përfaqësuesit dhe vlerat e komunitetit shqiptar në Greqi.
 
Me ndihmën e ambasadës shqiptare në Athinë dhe konsullatës shqiptare në Selanik për kontaktet me shqiptarët e suksesshëm në këto qytete, fotografi Tasho takoi dhe fiksoi në aparatin e tij, shqiptarë intelektualë që jetojnë e punojnë në Athinë e Selanik, pedagogë në universitete, mësues, artistë, gazetarë, sportistë, studentë të shkëlqyer, etj.

Ekspozita do të celet së shpejti në Tiranë dhe Athinë dhe do t’i shërbejë më mirë njohjes së këtyre shqiptarëve, jo vetëm nga komuniteti grek ku ata jetojnë, por nga komuniteti shqiptar, prej të cilit janë larguar shumë vite më parë. Lidhje te tjera Foto nga albumi fotografik, ‘Shqiptarët më të suksesshëm në Greqi’

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›