E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluksi në Kakavijë, kaluan 20 mijë emigrantë

Fluksi i emigrantëve drejt pikave kufitare për të kaluar festat e fundvitit në atdhe përsërit odisenë e doganave greke me vonesa të pafundme. Vetem prej pikëkalimit kufitar të Kakavijes përgjatë 48 orëve të fundit kanë hyrë në Shqipëri rreth 20 mijë emigrantë shqiptarë, ndërsa mijëra të tjerë janë duke pritur në rradhë për të kaluar kufirin.
 

Pala greke ka punuar gjatë gjithë natës vetëm me një sportel dhe në ndonjë kohë të caktuar, edhe ai sportel ka qene i mbyllur sipas emigrantëve, duke shkatuar rradhë që shkonin në 3 km deri 4 km, në anën greke të kufirit. Më shumë se 8 orë kanë qëndruar në rradhë emigrantrët për të pritur përpunimin e dokumentacionit , ndërsa situata konsiderohet ndër më të vështirat në 20 vjet. Dikush nga emigrantët fajeson palën greke, dikush atë shqiptare dhe ndonjë tjetër të dyja palët për këtë situatë të krijuar.
 

Më shumë se 90 autobusë dhe disa qindra mjete të vogla mendohet se kanë kaluar natën në këtë pikë kufitare në pritje për tu përpunuar. Nga pala shqiptare është punuar me 7 sportele në hyrje dhe 5 në dalje duke siguruar përpunim të shpejtë të dokumentacionit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›