Vdekja e 34-vjeçarit në Durrës, Policia: Dyshohet për vrasje

Zbardhen detajet në lidhje me vdekjen e djeshme të 34-vjeçarit Fatbardh Hysi në qytetin e Durrësit. Fillimisht u dyshua për një vdekje natyrale por më pas , pas kqyrjes së kufomës në morgun e spialit të Durrësit rezultoi se 34-vjeçari ishte goditur me thikë pas shpine, gjë që dyshohet për një vrasje të mundshme.
Sipas burimeve zyrtare policore 34-vjeçari ka qenë emigrant në Greqi dhe ishte kthyer në Shqipëri mëngjesin datës 22 dhjetor. Në këtë ditë atij i ka ardhur një telefonatë dhe pas saj është larguar nga shtëpia për t`u mos u kthyer më.
Familjarët e kishin shpallur të humbur të afërmin e tyre i cili më pas u gjet nga policia në një banesë të braktisur në lagjen 14 të qytetit të Durrësit.
Ndërkohë pritet që së shpejti të identifikohen autorët e krimit pasi telefonatat e mbërritur ditën e zhdukjes së viktimës mund të jetë një nga pistat e zbardhjes së ngjarjes.