Emigrantët kthehen në atdhe për festa, fluks në pikat kufitare
DURRES/KORÇE - Festat e fundvitit kanë rikthyer radhët në pikat kufitare, ku është vënë re një fluks tepër i lartë udhëtarësh, pjesa më e madhe e të cilëve janë emigrantë.
Mësohet se vetëm sot pritet të mbërrijnë në portin e Durrësit 8 tragete me 6500 udhëtarë, si dhe 2 mije automjete. Autoritetet portuale bëjnë të ditur se rreth 40% e udhëtarëve janë shtetas kosovarë, të cilët kalojnë tanzit në Shqipëri. Në portin e Durrësit janë në shërbim 35 sportele.
Ndërkaq, fluks tepër i lartë edhe në portin e Vlorës, ku vetëm mëngjesin e sotëm kanë mbërritur 1740 pasagjere me dy tragete të linjës Brindizi-Vlore.
Situata paraqitet problematike në portin e Brindizit, ku ka qindra automjete që presin të nisën drejt Shqipërisë, një pjesë e mirë e të cilave kanë kaluar edhe natën në këtë port, pa mundur të nisin udhëtimin. Si pasojë e fluksit një pjesë e mirë e udhëtarëve kanë hyrë në port pa marre edhe vulën hyrëse.
Ndërkohë në pikën kufitare të Kapshticës deri tani kanë hyrë rreth 7827 persona me 3562 automjete. Pala shqiptare po punon me 9 sportele kurse ajo greke me 3.
(er.nu/news24/BalkanWeb)