Durrës, vrasja e 34-vjeçarit, policia merr në pyetje familjarët
DURRËS - Një nga pistat ku janë përqëndruar hetimet për vrasjen e 34-vjeçarit Fatbardh Hysi, në Durrës, është ajo e konfliktit familjar.
Burime nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se 34-vjeçari kishte pasur një grindje familjare sapo ishte kthyer nga Greqia, e me pas ishte larguar nga shtëpia.
Dyshohet se shkak i grindjes ka qenë një lidhje jashtëmartesore e viktimës. Mësohet se policia është duke marrë në pyetje të gjithë të afërmit e 34-vjeçarit për të zbuluar më shumë detaje rreth ngjarjes.
Ndërkaq nga ekspertiza e kryer në trupin e viktimës ka rezultuar se ai është goditur me thikë në shpatull, plagë e cila ka qenë vdekjeprurëse, ndërsa janë zbuluar edhe goditje të shumta me mjete të forta në pjesë të ndryshme të trupit.
Fatbardh Hysi u gjet i vrarë, një ditë më parë, në një barake në unazën e Shkozetit.
(er.nu/news24/BalkanWeb)