E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozite e projektit memorial Nene Tereza

Memoriali nje nisme e qeverise shqiptare dhe e fondacionit kulturor Nene Tereza ngrihet ne shenje respekti dhe mirenjohje per vepren e humanistes shqiptare Nene Terezes si dhe per ti bere jehone misionit te saj fisnik mision i cili do te percohet dhe percillet nepermjet ndertimit te memorialit per nder te saj. Ky memorial do te jete jo vetem shtepia e vlerave te Nene Terezes por dhe shtepia e vlerave te gjithe kombit shqiptar. Ky projekt pervecse nje qender muzeale ne nderim te vlerave me te mira dhe universale shqiptare mendohet te jete nje qender e vertete kulturore aktive ne promovimin e vlerave te Nene Terezes mesimeve dhe aspiratave te saj. Ne ceremonine e organizuar me kete rast merrnin pjese ministri i Kultures z. Ferdinand Xhaferaj perfaqesues te komuniteteve fetare personalitete te artit e kultures si dhe miq e te ftuar te fondacionit kulturor Nene Tereza. Ne fjalen e saj znj. Berisha u shpreh nder te tjera se fondacioni po ekspozon projektin per te mbledhur nga profesionistet dhe publiku i gjere sa me shume mendime e propozime per te finalizuar projektin e memorialit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›