E Shtunë, 31 Tetor 2026

A/H1N1/ Shtohen rastet 10 te prekur brenda dite

Deri tani ne vendin tone nuk jane shenuar viktima nga gripi nderkohe qe ka pasur edhe raste me nje gravitet te larte si pasoje edhe te semundjeve te tjera kronike

Shtohen rastet e personave te prekur nga gripi i derrit gjate dites se djeshme jane raportuar 10 raste te reja vetem ne Tirane. Tri dite pas shpalljes se epidemise gripale drejtori i Politikave Shendetesore ne Ministrine e Shendetesise Pellumb Pipero ka konfirmuar ritmet e shpejta me te cilat po ecen virusi ne vend. Sipas Piperos aktualisht ne vendin tone rezultojne te prekur 80 persona nderkohe qe pritet shtim i rasteve ditet ne vijim. Nga raportimet qe vijne nga burimet spitalore behet e ditur se deri tani nuk ka raste ne rrezik per jeten ndersa po mbahen nen mbikeqyrje shendetesore rastet e renda.

Rastet

Dua te them qe javen e kaluar numri i rasteve me infeksione te rrugeve te siperme respiratore ka qene mbi 15 mije e 500 10 raste te reja me virusin e gripit A/H1N1 cka do te thote se numri total i rasteve te konfirmuara eshte rreth 80 aktualisht. Keto raste kane qene mesatarisht te renda apo edhe te renda. Agresiviteti i virusit A/H1N1 eshte me i madh se sa viruset e gripit stinor por kemi marre te gjitha masat per te mos pasur asnje humbje jetesh. Keshilloj te gjithe qytetaret qe ne cdo rast kur kane shenjat e nje gripi ti drejtohen mjekut te familjes - tha Pipero. Nga ana tjeter ai u ka bere thirrje qytetareve qe te kene kujdes ne higjienen personale si dhe te mos frekuentojne mjediset e mbipopulluara.

Situata

Cdo person i prekur nga gripi i zakonshem do tu nenshtrohet edhe analizave te gripit te derrave. Qarkullimi i njekohshem i ketyre dy viruseve rrezikon te ngaterroje jo vetem personin e prekur por edhe mjeket te cilet mund te kurojne te semurin per grip sezonal. Vetem sistemi i shendetesise eshte ne gjendje alarmi per shkak te qarkullimit te njekohshem te virusit A/H1N1 dhe gripit sezonal cka ka detyruar autoritetet e shendetesise ne marrjen e masave te menjehershme. Sipas te dhenave rritja e numrit te rasteve me te dyja viruset kerkon rritje te vigjilences se bluzave te bardha.

Masat

Mjeke te cilet operojne si mjeke familjeje do te marrin kontaktin e menjehershem me gjithe kontingjentet qe ata mbulojne. Lidhur me femijet ne moshen pediatrike ne te gjitha qendrat shendetesore do te aktivohet sistemi i rehidrimit - thuhej ne urdhrin e leshuar nga ministri i Shendetesise Petrit Vasili. Vemendja e sistemit kete vit ne baze te sugjerimeve te OBSH-se per shkak te qarkullimit te njekohshem te virusit te gripit stinor dhe te virusit te gripit A/H1N1. I gjithe sistemi shendetesor eshte vendosur ne gjendje gatishmerie. Jane marre masat per tu pergatitur me medikamentet e urgjences. Eumlshte vaksinuar me perparesi personeli mjekesor dhe gjithashtu eshte komunikuar vazhdimisht me qytetaret per tu vaksinuar. Ndersa mjeket rekomandojne qe te gjithe njerezit qe kane probleme me gripin ne pergjithesi duhet te orientohen tek mjeku i familjes duhet te izolohen disa dite kur jane me temperature te larte me dhimbje koke. Ne rast se temperature vazhdon duhet te shkoje tek mjeku i familjes apo specialisti per tu pare me tutje. Deri tani ne vendin tone nuk jane shenuar viktima nga gripi nderkohe qe ka pasur edhe raste me nje gravitet te larte si pasoje edhe te semundjeve te tjera kronike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›