Gjendet ne Vjene varri i zevendeskryeministrit te qeverise se Ismail

Minarolli per Standard Me 9 shkurt patrioti Dom Nikoll Kacorri varroset ne Durres. Para pak ditesh Misioni Katolik shqiptar ne Vjene kerkoi ndihmen e qeverise se Tiranes permes ambasadorit te Shqiperise ne Vjene Vili Minarolli per kthimin ne atdhe te eshtrave te Imzot Nikolle Kacorrit patriotit te madh te kombit dhe priftit te shquar te Kishes katolike.
Dijet e para nisi ti marre ne nje shkolle jezuite per te vazhduar me pas Nikolle Kacorri shkoi ne Itali ku dhe u diplomua ne teologji Propaganda Fide. Pas ketyre studimeve ai u shugurua prift 1890 dhe tre vjet me vone ne vitin 1893 u emerua prift i Kishes Katolike ne Durres. Ishte aktiv per 24 vjet si zevendes i arqipeshkvit. Gjate periudhes se emerimit si prift Nikolle Kacorri krijoi lidhje te forta me qeverine Austro-hungareze dhe ishte perhapes i librit shqip dhe me pas nisi angazhimet politike duke u bere pjese e rendesishme e tyre kunder okupimit turk ne vend derisa u arrestua nga forcat turke dhe si kundershtare i urdherave te Qeverise Osmane dhe Sulltanit. Ai mori pjese ne organizimin e Kryengritjes se vitit 1911 dhe 1912 kunder turqve ndersa me 28 nentor 1912 ne mbledhjen e pare te Kuvendit Kombetar te Vlores u nenshkrua Deklarata e Pavaresise se Shqiperise qe besohet te jete hartuar nga Luigj Gurakuqi. Deklarata eshte dokument i shkurter dhe i shkruar me dore i nenshkruar nga delegatet e Kuvendit nder te cilet i dy nenshkroi edhe Kacorri i cili tashme ishte nenkryetar i Qeverise se Vlores te vitit 1912. Pas nje lengimi 3-4 muajsh vdiq ne Vjene me 29 maj 1917.
Ne varrimin e tij me 1 qershor 1917 moren pjese komandanti i krahines se Tiranes Feldmarschall Braun Kryekonsulli i Shkodres Rappaport Kviatorsski Vinter si dhe e veja e konsullit Austro-Hungarez ne Durres baronesha Lovontal-Linau si dhe shume diplomate te tjere. Por pas kalimit te te gjithe ketyre viteve eshtrat e Nikolle Kacorrit rikthehen ne atdhe. Para pak ditesh Misioni Katolik shqiptar ne Vjene kerkoi ndihmen e qeverise se Tiranes permes ambasadorit te Shqiperise ne Vjene Vili Minarolli per kthimin ne atdhe te eshtrave te Imzot Nikolle Kacorrit patriotit te madh te kombit dhe priftit te shquar te Kishes katolike. Ky mision i eshte drejtuar zyrtarisht ambasadorit Minarolli nga ku iu kerkua mbeshtetja e qeverise shqiptare per terheqjen e eshtrave te Kacorrit nga Vjena ku vdiq dhe varrosjen ne Shqiperi ne nje vend ku ta caktoje qeveria permes nje vendimi te saj.
Bashke me eshtrat e Nikolle Kacorrit kerkohet te kthehen ne Shqiperi edhe reliktet e tij ndersa ne leter Misioni Katolik Shqiptar permend se ne momentet me kritike dhe me vendimtare per kombin shqiptar ky patriot i madh ish zevendeskryeminister ne qeverine e Ismail Qemalit beri shume per vendin e shqiponjave. Nikolle Kacorri ka vdekur ne Vjeneme 1917 dhe eshte varrosur po atje. Por per Standard ambasadori i Shqiperise ne Vjene z. Vili Minarolli konfirmoi dje se pas shume vitesh komuniteti katolik shqiptar ne Austri i gjeti varrin dhe me daten 1 shkurt i zhvarrosi eshtrat. Me 9 shkurteshtrat vijne te rivarrosen ne Durres ku do te behet edhe nje ceremoni fetare. Kam njoftuar ministrin e kultures z. Ferdinand Xhaferaj i cili ka autorizuar drejtorine perkatese ne kete dikaster qe te merret edhe shteti me kete problem - deklaroi ambasadori Vili Minarolli.
Letra e Misionit Katolik Shqiptar drejtuar ambasades se Republikes se Shqiperise ne Vjene Austri
I nderuar Shkelqesia Juaj Ambasador Dr. Vili Minarolli fillimisht dua te shpreh falenderim tim per perkrahjen Tuaj dhe te stafit te ambasades ne kerkesat tona Misionit Katolik Shqiptar ne Vjene qe te shkonte mire dhe mbare procesi i eks-humimit te te mbeturave te Imzot Nikolle Kacorrit patriotit te madh te kombit dhe priftit te shquar te Kishes katolike. Po ua bejme te ditur qe me daten 1 shkurt dite e marte do te behet sipas planit te parapare edhe nga DIE OumlSTERREICH KOOPERATION IN WISSENSCHAFT BILDUNG UND KULTUR ndash Wien dhe Ministrisw pwr Mwsimin Artin dhe Kulturwn e cila edhe ka marre persiper shpenzimet eks-humimit dhe do ta perkrahe financiarisht edhe bartjen e relikteve te te Ndjerit Imzot Nikolle Kacorri per ne atdhe.
Pasi qe bartja parashihet te ndodhe pas dates 6 janar po ashtu sipas rekomandimit te te dyja Instituteve siper te permendura tanime kemi te nevojshme nje perkrahje perkatesisht nje sqarim permes Jush nga ana e qeverise ne Tirane qe kur te jete caktuar data e sakte e transferimit per ne Shqiperi sa do te jete e angazhuar qeveria e tanishme ne pranimin e eshtrave te te Ndjerit Kacorri i cili vdiq ne Vjene ne vitin 1917 ku e parapelqen qeveria vendvarrimin e te mbeturave te trupit te tij dhe cfare mendimi ka fare qeveria per kete angazhim te Misionit Katolik Shqiptar ne Vjene te perkrahur edhe nga Ju si edhe a eshte e njoftuar ose jo qeveria ne Tirane per kete akcion te kthimit te te Ndjerit ne atdhe per te cilin ne momentet me kritike dhe me vendimtare per kombin shqiptar beri shume.
I nderuar Shkelqesia Juaj Ambasador Minarolli Ju lutemi te na ktheni mundesisht sa me shpejt nje pergjigje e cila do ta ndihmonte rivarrimin solemn te Imzot Kacorrit dhe do te tregonte perkujdesjen e qeverise per bijte e famshem te kombit te vet dhe po ashtu do te hapte rrugen qe edhe Kisha te marre hapat e duhur per nje varrim te nivelit me te larte ashtu sic e ka merituar ky prift zulmemadh.
Me shume respekt dhe nderim
Don Pren Kola
At shpirteror
Verejtje Nje kopje e kesaj kerkese do ti dergohet edhe Arqipeshkvise Tirane-Durres perkatesisht arqipeshkvit Imzot Rrok Mirdita ne adresen elektronike te sekretarit.