Suzana Kuka Onufri Nuk eshte perjashtuar askush
Artistet pjesemarres ne Onufri 2010 zgjidhen deri me daten 5 dhjetor. Kuratorja Suzana Kuka e ka ngritur konceptin kuratorial mbi rolin e artistit dhe artit ne shoqerine shqiptare. Ende pa u celur edicioni i ketij viti ka hasur ne kritika per perjashtim te artisteve ndersa kuratorja kundershton
Ceshte artisti dhe arti ne Shqiperi Kjo pyetje nuk mund te marre nje pergjigje te vetme por i ka sherbyer Zana Varvarica Kukes si pikenisje per konceptin kuratorial te Onufrit. Une jam Arti-st eshte nje idiome qe sipas Kukes rreket te gjeje individualitete artistike dhe jo njerez qe ushtrojne artin. Disa emra jane percaktuar ndersa te tjere do te perzgjidhen deri me 5 dhjetor. Ne te dytin vit i shnderruar ne konkurs kombetar dhe jo me nderkombetar Onufri ka marre disa reagime edhe lidhur me artistet e perfshire ne te. Drejtori i Galerise se Arteve te Kosoves Fahredin Spahija ka ngritur pretendimin se artistet kosovare jane perjashtuar nga ky konkurs ndersa kuratorja Kuka shprehet se nuk ka perjashtuar askend dhe artistet kane qene te lire te konkurronin. Nga ana tjeter pranon se dimensioni nderkombetar i Onufrit ishte i domosdoshem per artistet shqiptare.
Ju jeni kuratorja e ketij edicioni te Onufrit. Cili eshte koncepti juaj kuratorial
Koncepti rreket rreth titullit Une jam Arti-st. Kam tentuar qe brenda nje idiome te tille te perfshij si artin dhe artistin fenomenin e madh qe e quajme art njekohesisht edhe individin qe e perdor. Dua tu kushtoj vemendje atyre individualiteteve te cilet mendoj se do te mbeten ne historine e artit. Mendoj se sot jo shume thjesht mund ta perdorim fjalen artist jo te gjithe ata qe ushtrojne artin jane artiste shume pak jane ata qe do mbeten. Une vendos shenjen e barazise mes individualitetit dhe artistit e bazuar mbi kete kam bere nje loje te shkruari ne konceptin kuratorial per te kuptuar se ceshte individualiteti dhe sa i rendesishem eshte ne fushat e artit. Ne fund te tekstit kam ngritur edhe disa pyetje qe lidhen pikerisht me kete ceshtje. Shume nga artistet me jane pergjigjur te tjere edhe me kane kundershtuar dhe kjo eshte me se normale ose me kane dhene sentenca te tjera rreth kesaj ceshtjeje. Kjo me jep kenaqesi sepse arrin te kuptosh qe koncepti nuk ngelet thjesht ne sirtar por behet nje pike qe e ndjell artistin per te krijuar Ceshte artisti dhe arti ne Shqiperi Une nuk marr persiper ta zgjidh me nje ekspozite sic eshte Onufri por dua te them dicka e po ashtu dua qe edhe artistet te thone dicka me veprat e tyre.
Sipas jush ceshte artisti dhe arti ne Shqiperi
Sot ne Shqiperi artistet duhet te gjejne veten se ne cfare pozicioni apo ne cilin grup duhet te jene. Edhe pse duket sikur nuk ndodhin aktivitete mjafton te ndjekesh keto ekspozita qe jane per te kuptuar qarte se cfare ndodh me artin pamor ne Shqiperi. Cdo aktivitet ka nje mision dhe nje qellim te vetin. Kjo vlen si per Nendorin Onufrin apo Ardhjen. Artistet jane te paret qe duhet te respektojne keto aktivitete te mos behen pjese e cdo lloj ekspozite le te shohin qartazi se ku duhet te jene ose te perpiqen te ndertojne aktivitete te reja. Artisti eshte ne kohe te gjeje vendin e vet.
Si ka funksionuar procesi i perzgjedhjes kane qene artistet qe ju kane propozuar veprat keni shkuar ju ne studio...
Kam shfrytezuar te gjitha menyrat e mundshme. Fillimisht eshte shperndare koncepti dhe mbi bazen e leximit te tij me jane propozuar vepra nga artiste edhe permes e-mail-it dhe ne rastet kur kam piketuar dicka kam shkuar ta shoh nga afer. Gjithsesi ne te gjitha rastet i kam pare veprat nga afer.
Kane mbetur vetem pak dite nga afati i fundit me 3 ose 5 dhjetor. Keni vendosur emra
Disa ide i kam te qarta dhe kam vendosur per disa vepra. Kam shkuar edhe me tej duke mbledhur materialin fotografik dhe informacionin mbi to. Shpresoj qe kete vit Onufri te kete nje katalog ose nje broshure ku artisti do ta pershkruaje vete vepren e tij te artit.
A eshte shtrire komunikimi per kete konkurs jashte kufijve shteterore te Shqiperise
E kam shtrire te disa artiste shqiptare qe tentuan te edukohen dhe ndoqen shkolla arti jashte Shqiperise. Me intereson kjo pjese sepse ne kontaktet e vazhdueshme me ta u duket sikur nuk u jepet mundesi per te ekspozuar ketu dhe sepse do te deshiroja shume qe permes artit te tyre te kuptonim nese ka diference me shkollen tone te artit. Me pelqen te kete nje numer te konsiderueshem te ketyre artisteve qe vijne nga shkolla jo brenda Shqiperise.
Drejtori i Galerise se Arteve te Kosoves Fahredin Spahija ka ngritur pretendimin se artistet kosovare jane perjashtuar nga Onufri. A keni vendosur ju kontakte me ta
Artistet jetojne sot kudo ne Kanada Amerike Itali France Kine dhe nuk ka mundesi te perjashtohet askush. Une nuk marr persiper te perjashtoj Kosoven. Zoti Fahredin nuk ka kontaktuar me mua per te ditur se cfare po ndodh me Onufrin por nuk e ndiej se do te kete perjashtim. Nuk ka pse sistemi i artit ne Kosove te kete kete keqdashje per te goditur Onufrin. Ne fund te fundit ky konkurs mund te zhvillohet edhe brenda Tiranes si zgjedhje e kuratorit e kushteve ne te cilat punon. Kemi nje salle qe nuk mban me shume se 15 apo 20 artiste por kjo nuk do te thote se perjashtuam Kosoven. Koncepti ka qene i botuar dhe ishin te lire te merrnin pjese te me linin mua shkas per ti seleksionuar. Por le tia leme fundit pergjigjen.
Eumlshte diskutuar mjaft fakti qe dy vitet e fundit Onufri eshte kthyer serish ne konkurs kombetar. Cili eshte qendrimi juaj si kuratore
Eumlshte normale qe te kete reagime. Nuk mund te mohoj faktin qe nga viti 1998 deri ne 2008-n aktiviteti ishte nderkombetar dhe Onufri ka qene ngjarje e fundvitit per kontaktet qe vendoste mes artisteve shqiptare e te huaj kuratore e studiues arti. Per menyren si eshte konceptuar Onufri per mua ka qene gjithmone nje sistem i domosdoshem qe ka pasur vazhdimisht sukseset e veta. Fakti qe u kthye kombetar mbetet per tu diskutuar me instancat shteterore qe marrin vendime dhe nuk i mbetet kuratorit. Une nuk mund te perjashtoj faktin qe aktivitetet nderkombetare jane te domosdoshme per ne.
Sa interes ka pasur per te marre pjese ne kete edicion te Onufrit
Interesi eshte shume i madh dhe mua me vjen keq qe kemi vetem nje salle. Me pare Onufri zinte te gjitha katet e Galerise se Arteve por meqenese vizioni artistik mbi kete institucion po ndryshon dhe me te drejte po i jepet kah kthimit ne muze me mire te ngrihemi per te kerkuar ndertimin e sallave te reja per ekspozim. Une kam ne kete rast nje salle shume komode por qe nuk mund te nderhyj ne linjen muzeale. Brenda kesaj hapesire do tentoj te jene te pranishme disa mediume duke filluar qe nga videot por qe do jene te pakta fotografia piktura instalacioni dhe ndonje skulpture nese eshte brenda konceptit tim.