Muca e ka me gjyqtarin Jemini ben si Zot ne fushe
Trajneri i Skenderbeut Shkelqim Muca gjen fajtorin per disfaten ne Durres. Sipas drejtuesit te stolit korcar shkaktar eshte bere gjyqtari Lorenc Jemini. Protesta e teknikut kunder bilbilit ka nisur qe prej minutes se 47 kur Teuta kaloi ne avantazh me Coten pas nje goditjeje denimi te fituar ne mesfushe. Muca i eshte afruar gjyqtarit duke i thene Bravo te qofte ai ishte faull per Skenderbeun dhe jo per Teuten. Ky kontestim mjaftoi qe arbitri ta largonte nga stoli per ta ndjekur pjesen e mbetur te sfides ne tribune. Ne fund te 90-minuteshit trajneri nuk e ka kursyer xhaketen e zeze duke rikujtuar se sa here qe Jemini ka drejtuar nje ndeshje te Skenderbeut ai eshte bere protagonist me vendimet e tij. Detyra e gjyqtarit eshte qe te kujdeset per mbarevajtjen e ndeshjes dhe jo te behet protagonist. Perkundrazi ky arbiter sillet sikur eshte Zot ne fushe dhe te njejten gje beri edhe sot dje. Ne te kater raste qe Jemini ka drejtuar ndeshjet e Skenderbeut ai ka ndikuar me vendimet e tij deklaroi Muca. Per sa i takon ndeshjes ne pjesen e pare kemi kerkuar te fitojme ndersa ne fraksionin e dyte gjithcka u be me e veshtire. Dizavantazhi i shpejte dhe kartonet e kuq e ben te pamundur qe te merrnim nje rezultat pozitiv.