Ekspozite mbi trupin e atleteve olimpike nga brenda dhe jashte

Nje ekspozite e re ne Britani pasqyron trupin e atleteve olimpike nga brenda dhe jashte. Ekspozita qe do te hapet ne Kolegjin Mbreteror te Kirurgeve i tregon vizitorit se cfare ndodh ne trupin e njeriut ne rastin e nje demtimi si dhe aftesite e jashtezakonshme qe kane muskujt njerezore.
Ky nuk eshte laboratori i fshehte i Doktor Frankenshtajnit por studioja e nje artisti ekspert te trupit njerezor.
Richard Neave ka qene me pare ekspert mjeko-ligjor dhe ka ndihmuar policine te zgjidhe disa raste vrasjesh per shembull duke rindertuar fytyren e njeriut nisur nga kafka e tij.
Neave eshte ne gjendje te rindertoje fytyrat dhe trupat njerezore si rrjedhoje e njohurive te thella qe ai ka per anatomine.
Ai di emrin e cdo muskuli dhe se si muskuli lidhet me kockat e me ligamentet.
Ky eshte nje model i ndertuar prej tij qe tregon se si duket trupi njerezor nen lekure sidomos si duket trupi i nje atleti. Ne kete rast fjala eshte per atletin e Lojrave Paraolimpike Richard Whitehead.
Whitehead ka lindur pa kembe. Sot ai e ben vrapimin 200 metersh dhe maratonen me proteza prej fibrash karbonike.
Ai ka kupen e gjurit dhe pak kocke por nuk ka gjymtyret e poshtme dhe gjithe jeten ka perdorur trupin per te levizur mbi gjunje.
Per kete arsye thote Neave muskujt e siperm te atletit jane zhvilluar shume muskujt e kraheve dhe te barkut.
Zoti Neave thote se punimi i tij synon te vleresoje forcen dhe guximin e atleteve te tille por edhe faktin qe teknologjia moderne ka krijuar gjymtyre te tilla artificiale.
Artistja tjeter Denise Smith pikturon secilen kocke dhe muskul
Neave dhe Smith kane shpenzuar ore te tera per te filmuar atletin per te krijuar nje ide se si duhet te duket ai me shpejtesi te plote.
Zonja Smith shpreson se atleti do te mbetet i kenaqur me variantin perfundimtar
Mendoj se te gjithe artistet e kane kete shqetesim pra se sa sakte do te kete dale punimi sidomos sepse ne fillim ne nuk e kishim pozen e mirefillte te atletit.
Ky eshte nje nga muskujt me te njohur te trupit sepse shume nga ne e kane terhequr ate dhe kane patur dhimbje.
Por atletet e elites ndonjehere kane nje fat me te keq sepse muskujt e tyre pa perjashtim shtrihen ne maksimum gjate vrapimit dhe kjo i ve ne rrezik.
Artistja Emily Evans eshte gjithashtu anatomiste dhe i njeh mjaft mire funksionet e muskujve.
Ky eshte muskuli ne pjesen e prapme te kofshes qe lejon shtrirjen e kembes dhe perkuljen e gjurit.
Ne sporte si vrapimi me pengesa ky muskul demtohet ku ai shtrihet se tepermi.
Procedurat per riparimin e rasteve te tilla jane mjaft te nderlikuara.
Ky art eshte tani pjese e ekspozites qe do te qendroje e hapur gjate gjithe veres ne ne Kolegjin Mbreteror te Kirurgeve i cili studion historine e perparimeve mjeksore ne te gjitha kohrat.