Pas eurozonës, Greqia miraton paktin për shpëtim
Qeveria në Athinë ka miratuar dje kushtet e vendosura nga komuniteti ndërkombëtar për marrjen e paketës së ndihmës prej 130 miliardë eurosh. Ky vendim duhet të miratohet edhe nga Parlamenti i vendit, pasi ai të ketë kaluar tetë ligje që lidhen me paketën e ndihmës financiare. Kushtet përfshinin masat shtrënguese të vendit. Vendimi erdhi një ditë pasi vendet e Eurozonës kanë miratuar zyrtarisht paketën e shpëtimit për Greqinë, e cila do ta shpëtojë vendin nga falimentimi. Paketa është e dyta për këtë vend që nga viti 2010 dhe pas dy vitesh pritet të pasohet me një tjetër paketë ndihme, të paktën sipas parashikimeve të përfaqësuesve të trojkës së kreditorëve ndërkombëtarë.